Të paktën 30 persona vdiqën sot pas një aksidenti në një rrugë në juglindje të Egjiptit, pas përplasjes së tre minibusave në provincën e Aswanit, njoftuan burime mjekësore dhe të sigurisë në vendin afrikan.
Aksidenti në Aswan, 930 kilometra në jug të Kajros, shkaktoi edhe 15 të plagosur si pasojë e kalimit të kufirit të shpejtësisë nga ana e këtyre makinave.
Aksidentet rrugore në Egjipt janë të shpeshta, për shkak të gjendjes së tyre jo të mirë dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të makinave.
Në gusht, 33 persona vdiqën dhe 41 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy autobusëve në Charm el-Cheikh.
Aksidentet shkaktojnë çdo vit në Egjipit rreth 12 000 të vdekur.
ATSH
/Shqiptarja.com