Egjipt, 356 të arrestuar që nga protestat e ditës së premte, mes tyre gazetarë, studentë dhe avokatë

Egjipt, 356 të arrestuar që nga protestat e ditës së premte, mes tyre gazetarë, studentë dhe avokatë

Egjipt, që nga protestat e ditës së premte e deri më tani, janë arrestuar të paktën 300 persona.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Qendra e të Drejtave Ekonomike dhe Sociale të Egjiptit me seli në Kajro bëhet e ditur se që nga protestat e ditës së premte e deri më tani janë arrestuar 356 persona.

Edhe avokati egjiptian dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Halid Ali në një deklaratë të postuar më median sociale Facebook bëri të ditur se numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në 300, por emrat e tyre nuk janë qartësuar ende.

Prokuroria e Lartë e Shtetit për Sigurinë, që interesohet për çështjet e sigurisë kombëtare, deklaroi se kanë filluar të merren në pyetje ata që janë arrestuar dhe ndër ta ka edhe studentë, gazetarë, aktivistë dhe avokatja Mahinur el-Masri.  

Videot që filluan të publikohen 2 javë më parë në median sociale nga kontraktuesi egjiptian, që jeton në Spanjë, Muhammed Ali, u përhapën në një kohë të shkurtër dhe gjetën mbështetje në rrugët e Egjiptit.

Ali shpjegoi se prej një kohe të gjatë punon me udhëheqjen dhe i di parregullsitë (korrupsionin) e bërë vitet e fundit në vend dhe tërhoqi vëmendjen fakti se ai mori në shënjestër veçanërisht Presidentin Abdulfettah es-Sisi.

Në median sociale, numri i ndjekësve të tij u rrit me shpejtësi për një kohë të shkurtër dhe ai postoi hashtagun “Sisi, kaq mjafton”.

Pas mbylljes së këtij hashtagu, që për një kohë të shkurtër arriti në 1 milionë, Aliu kishte bërë thirrje për protestë pas ndeshjes së ditës së premte për superkupën të skuadrave egjiptiane të futbollit, Ehli dhe Zemalik.

Te premten policia egjiptiane përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra njerëz që ishin mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro për të protestuar kundër qeverisë së Presidentit Abdelfettah Al Sisi.

Sheshi Tahrir është simboli i ‘Pranverës Arabe Egjiptiane’, këtu në vitin 2011 miliona njerëz u mblodhën për të shkarkuar Presidentin e atëhershëm Hosni Mubarak.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja