Me 20 milionë tonë rërë të gërmuar dhe me 80 për qind të volumit të punës të realizuar, Autoriteti i Kanalit të Suezit paraqiti sot në një konferencë shtypi në Ismailia, para 200 gazetarëve egjiptianë dhe të huaj, ceremoninë përuruese të këtij kanal prej 72 kilometrash, që do të hapet më 6 gusht.
"Ky kanal do të ketë rëndësi të madhe jo vetëm për Egjiptin, por për të gjithë transportin botëror", deklaroi presidenti i këtij autoriteti, admirali Mohab Mamish.
Mamish shtoi se kanali u ndërtua për 12 muaj nga 36 të tillë, se do të dyfishojë transportin e anijeve dhe se këmbimi i mallrave do të jetë nga 5,3 miliardë dollarë sot në 13,2 miliardë në vitin 2023.
"Për herë të parë do të shohim anije që kryqëzohen nga veriu në jug", theksoi ai./ATSH/.