KAJRO - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u kërkoi sot izraelitëve dhe palestinezëve të rifillojnë negociatat për paqe ndërprerë në muajin prill, në kuadër të një konference ndërkombëtare të donatorëve për rindërtimin e Rripit të Gazës, shkatërruar nga lufta.
"Një armëpushim nuk është paqe. Ne duhet të ulemi në tryezën e negociatave dhe të ndihmojmë palët të bëjnë zgjedhje të vështira, zgjedhje të vërteta (...), zgjedhje që shkojnë përtej një armëpushimi të thjeshtë, sepse edhe armëpushimi më afatgjatë nuk mund të zëvendësojë paqen, armëpushimi më afatgjatë nuk mund të zëvendësojë sigurinë për Izraelin dhe një shteti dhe dinjitetin e tyre për palestinezët", deklaroi Kerry gjatë kësaj konference në Kajro./ATSH/