KAJRO - Ministri egjiptian i Financave ka bërë të ditur një plan afat-shkurtër për të shëruar ekonominë e vendit e cila është dobësuar nga trazirat e fundit politike.
Ekonomia e Egjiptit po përballet me borxhin publik që tejkalon 200 miliardë dollarët amerikanë. Shifra përfaqëson një deficit buxhetor në 14 për qind të PBB-së dhe kjo është e shoqëruar edhe me numrin në rritje të njerëzve të papunë.
Megjithatë, përballë kësaj, qeveria e përkohshme thotë se ka një plan rimëkëmbje është shprehur ministri i Financave, Ahmed Galal, "Ne jemi duke u përpjekur për të aktivizuar ekonominë dhe për të imponuar një disiplinë financiare.
Në dritën e sfidave, ministri Galal theksoi se ai synon një rritje prej tre për qind dhe reduktimin e deficitit buxhetor nga 14 për qind në nëntë për qind të PBB-së deri në fund të vitit.
Ndërkohë, frika e krijuar nga trazirat publike për shkak të grushtit të shtetit ka ndaluar gjithashtu qeverinë në reduktimin e subvencioneve, nga qeveria tjetër dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe Banka Botërore.
Por kritikët thonë nëse Egjipti do të bazohet në kreditë dhe investimet e huaja do të jetë një qasje e rrezikshme duke pasur parasysh edhe sigurinë ne vend e cila ka qenë një pengesë e madhe për investitorët.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com