Qeveria Egjiptiane synon të ulë numrin e popullsisë duke kufizuar disi familjet për lindjet e ardhshme. Sipas informacioneve flitet që numri i lindjeve të reduktohet në rreth 2.4, nga 3.5 që është momentalisht, në një komb që tashmë numëron rreth 90 milionë njerëz.

Norma e mbipopullimit gjatë 15 viteve të ardhshme, ka shfaqur shqetësime serioze në vend, i cili mbahet dhe si vendi më i populluar i botës arabe.

Tashmë në Egjipt numërohen rreth 90 milionë njerëz, shifër e cila është në rritje. Projektet e Kombeve të Bashkuara synojnë të ndalin numrin e lartë të lindjeve, e cila në qoftë se vazhdon me këto ritme deri në vitin 2030 arrin të numërojë një popullsi prej 103 mln banorë.

Egjipti ka luftuar për dekada të tëra për t’ju ofruar qytetarëve të vet punë dhe shërbime. Shumica e popullsisë egjiptianë jeton në një copë toke përgjatë lumit Nil dhe në bregdetin e Mesdheut, larg nga shkretëtira e gjerë që përbën pjesën më të madhe të vendit.

Sipas një plani të përcaktuar nga Ministri i Mirëqenies, Hala Youssef, theksoi se qeveria do ofrojë stimuj financiare për të mbajtur fëmijët në shkollë, të zgjerojë shërbimet e planifikimit familjar dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut, duke punuar ngushtë me organizatat joqeveritare, si dhe komunitetet lokale.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)