Vendndodhja është pranë qytetit Minya, në jug të Kajros. Ky vend daton më shumë se 2.000 vite p.e.s.dhe gërmimi pritet të zgjasë 5 vite. Ministri i Antikitetiteve, Khaled al-Enany, tha se zona e zbuluar përmbante 40 sarkofagë, xhevahire, qeramikë dhe një maskë ari. Ai tha se kishte boshte varrimi që datonin nga periudha e vonshme faraonike deri në epokën e hershme Ptolomaike, rreth 300 p.e.s.

"Ky është vetëm fillimi i një zbulimi të ri," u tha ai gazetarëve. "Ne së shpejti do të shtojmë një objekt të ri tërheqjeje arkeologjike në Egjiptin e Mesëm".
Mostafa Waziri, kreu i misionit arkeologjik në fjalë, tha se tetë varre janë gjetur gjatë tre muajve të fundit, por ai pret që të zbulohen më shumë.
"Puna e evakimit është planifikuar të zgjasë për pesë vjet në një përpjekje për të zbuluar të gjitha varret," tha ai.
Waziri shtoi se shumë nga varret dhe objektet i përkisnin priftërinjve të perëndisë së lashtë egjiptiane Thoth.

Janë gjetur gjithashtu katër kavanoza të ruajtur mirë, me kapakë të projektuar për t'u dukur si fytyrat e katër djemve të perëndisë Horus.
"Kavanozat mbajnë ende brenda organet e brendshme të mumifikuara të të ndjerëve. Kavanozat janë zbukuruar me tekste hieroglifë që tregojnë emrin dhe titujt e pronarit të tyre", tha Waziri.

Ai e përshkroi "rastësinë e mrekullueshme" të zbulimit të një gjerdani të hijshëm gjatë vigjiljes së Vitit të ku në hieroglifët e gjerdanit thuhej "Gëzuar vitin e Ri”.
"Ky është një mesazh që na është dërguar nga bota e përtejme", tha ai.
d.gj/ Shqiptarja.com











