Eglantina Gjermeni ruan
linjat, apo s’di ç’të zgjedh?

Eglantina Gjermeni ruan<br />linjat, apo s’di ç’të zgjedh?
Në Divjakë është zhvilluar një aktivitet me personalitete të ndryshme të politikës dhe të medias  në kuadër të Ditës Botërore të Turizimit dhe Ujit. Në këtë aktivitet për të promovuar, por edhe për të kthyer sytë drejt mbrojtjes së perlave të tilla natyrore ka qenë edhe ministrja e re e Turizmit Eglantina Gjermeni. 



Në fund të aktivitetit është shtruar edhe një banket me gatimet karakteristike të zonës, të gjitha bio dhe tradicionale. Nga fotot që kemi parë shumë të shijshme e të veçanta! Në një moment të tillë është fotografuar edhe ministrja Gjermeni, e cila duket në dilemë se çfarë të zgjedh për të shijuar më parë.



Mund edhe të aludojmë që ajo ka pasur frikën e kalorive të tepërta, por zonja.Gjermeni gëzon një formë mjaft të mirë fizike, ndaj dilema e saj me shumë mundësi ka qenë përzgjedhja e ushqimit më të veçantë.   

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat