Ekskluzive/ Zbardhet dosja e krimit në Milot, Violeta Donaj telefonoi bashkëshortin para vrasjes (Detajet)

‘Eja te tregu’, ishte ky komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve Dona, para se Violeta Donaj të ekzekutonte me pistoletë Kujtim Donajn më 17 qershor 2018.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e prokurorisë së krimeve të rënda e cila ka hetuar këtë krim dhe një ditë më parë ka kërkuar nga gjykata ta lërë Violetën në qeli me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Nga hetimet rezulton se fillimisht ka qenë gruaja e cila ka mbërritur në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA 389 LR. Pas këtij momenti ajo ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregonin, për të sistemuar mallin. 

Në momentin që Kujtim Donaj, 42-vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja plumbi pistolete. Sipas materialeve të mbledhura nga grupi hetimor, Violeta Donaj pas krimit ka hedhur armën e krimit mbi mallin e një tregtari tjetër aty pranë dhe është larguar në drejtim të autostradës e ndjekur nga kunata e saj. 

Në dosjen e akuzës rezulton se 35-vjeçarja ka ecur në këmbë përgjatë autostradës, e shoqëruar nga kunata e saj, bashkëshortja e vëllait, Anila Pali, kur edhe janë ndaluar nga patrulla e policisë. Për zbardhjen e këtij krimi janë marrë një sërë dëshmisë mes tyre ajo e tregtarit Preng Marku.

Dëshmitari në vendin e ngjarjes, Preng Marku, tregtar, ka rrëfyer detaje në vendin e ngjarjes. Ai ka thënë se në kohën kur po përgatiste mallin në tezgë, ka dëgjuar tre të shtëna arme dhe është kthyer direkt nga krahu nga ka ardhur zhurma dhe ka parë Violetën me një armë zjarri pistoletë TT ngjyrë e zezë të cilën e ka hedhur te malli i tij në tokë.

Në këtë situatë, shpjegon ai, i ka thënë Violetës, "ik mos më ngatërro, çfarë dreqin je ti".

Ajo ka lënë armën dhe ka ikur në drejtim të rrugës së tregut në drejtim të autostradës. Para hetuesve Violeta Donaj ka pretenduar se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, Kujtim Donaj, ku edhe nga këqyrja asaj i është konstatuar një dëmtim në krahun e majtë, ndërsa po sipas saj, ai luante edhe bixhoz. 

Në vijim të hetimeve, janë marrë në pyetje edhe prindërit e shtetases Violeta Donaj, Gjin Pali dhe Dila Pali, të cilët janë shprehur se vajza e tyre Violeta nuk u treguar për ndonjë konflikt që ka pasur me bashkëshortin e saj Kujtimin, nuk i kanë parë armë me vete gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpinë e tyre.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në arrest me burg një ditë më parë 35-vjeçaren Violeta Donaj për vrasjen e bashkëshortit të saj, Kujtim Donaj. 

vrasja kurbin gruaja (4).jpg" style="height:470px; width:620px" />



(Dosja e Prokurorisë për krimin brenda familjes në tregun e Milotit)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 06/07/2018 11:19

    Po re zotni femer barbare eshte se duronte ne heshtje po ai qe e rrihte qe leker e fituara me mund ter diten ai i lozte lloto e spyste a kishin fmit me hong.un sjam ne vrasjet por keni vra menjen se femra martohet dhe pastaj esht ne dor te atij burri su di qe te jet ai e sthot dot gje se edhe po tha do ta etiketojn si kurv.menoni se ne cstres jetonte e shkreta deri sa shpertheu ne ate menyr.gjynah oer ate dhe fmit e saj se burri edhe i vdekur prap i ben keq.

    Përgjigju
    • Faik Brinari: 06/07/2018 12:20

      Ana, barabar eshte kush vret dhe dhunon. Sipas teje ishte zgjidhja vrasja ne ate menyre? Shembull " i bukur " dhe per femijet se nena te ka vrare babain. Bota e civilizuar ketu ndahet boten e kafsheve. Vendos rregulla, ligje, marreveshje etj. Kjo femer e dhunuar apo jo instiktin kafsheror e ka te kultivuar dhe keto rregulla te jetes njerezore te civilizuar tani i sherbejne vetem per te justifikuar vrasjen dhe nuk i sherbyen per te mos e kryer ate. Cfare te justifikojme ate bagetine qe vrau vajzen 19 vjecare tek Don Bosko? Apo ate trapin qe vrau ate vajzen tek fakulteti i mjekesise? Apo ate kafshen ne fier qe e hodhi gruannga kati i 5 i pallatit? Thojini jo Vrasjes dhe mos justifikoni askend, as mashkull dhe as femer. Mos shiko motrat e Fa-ikut ti, edhe perse jane te perdala e quajne kete si " fat i keq " dhe ngushellohen rrugeve.

  • Fredi: 06/07/2018 10:38

    Femer barbare, asnje ndryshim nuk ka nga kriminelet e tjere. Vrasje e menduar dhe ne bashkepunim. Mos pranoni gjykimin e shkurtuar, arestoni ate qe e armatosi dhe nxiti qe nuk ka kush te jete tjeter vecse i vellai dhe kunata. Motrat e Fa-ikut nuk jane keshtu, ato i lene burrat dhe gjejne burra te tjere nderkohe qe ky vella qosuri shkon me fantazi ne Koren e Veriut me pashaporte amerikane hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë