EJAlbum dhe Benetton prezantojnë
“Imago Mundi” në Shqipëri

EJAlbum dhe Benetton prezantojnë<br />“Imago Mundi” në Shqipëri
Projekti ‘Imago Mundi’, një projekt i Fondacionit Benetton dhe i zbatuar nga EJAlbum që ka për qëllim të krijojë një koleksion veprash të krijuara nga më shumë se 140 artistë shqiptarë do të prezantohet të martën më 24 shkurt në orën 11:00 pranë Galerisë së Arteve në Tiranë. ‘Imago Mundi’ është një projekt global që synon krijimin e një gjeografie artistike të veçantë në llojin e saj.


Luciano Benetton, themelues i kompanisë, e përkufizon projektin “Imago Mundi si një projekt kulturor, demokratik dhe global që sheh kufinjtë e rinj të artit në emër të bashkëjetesës së diversitetit shprehës. Qëllimi ynë, thekson ai, “është që të sjellim koleksionin pranë sa më shumë njerëzve, permes ekspozitave, katalogjeve dhe internetit, duke inkurajuar një dialog të sinqertë me artin dhe me botën, duke vënë në dukje se kuptimi, idetë, arsyja dh frymëzimi nuk janë monopol i një pakice, por lulëzojnë falë bashkëveprimit dh komunikimit”.

eja album

Grumbullimi i veprave, nën kujdesin e “Fondazione Benetton Studi e Ricerche” (themeluar nga familja Benetton), nuk ka qëllime tregtare, por ka si qëllim të vetëm bashkimin e të ndryshmeve të botës sonë në emër të përvojës së përbashkët artistike.

Qëllimi i Imago Mundit është të katalogojë punët, frymëzimin dhe idetë, në mënyrë që një hartë sa më e gjerë e mundshme e situatës së kulturave të njeriut në fillim të mijëvjeçarit të tretë të trashëgohet për brezat e ardhshëm.
Ambicja sociale e projektit është të promovojë njohjen dhe ndërgjegjësimin e artit dhe, nëpërmjet artit, të botës. Koleksionet e panumërta do të merren dhe ekspozohen në një turne pa kufij për t’i prezantuar ato para një numri sa më të madh njerëzish, në faqjenwww.imagomundiart.com, katalogëve dhe ekspozitave, në bashkëpunim me institucionet private, organizatat ndërkombëtare dhe muzetë publikë.


Projekti Imago Mundi, përherë e më gjithëpërfshirës është në evolim të vazhdueshëm dhe do të përfshijë mbi 80 vende deri në fund të vitit 2015 për një total prej mbi 10.000 veprash arti.
Luciano Benetton, së bashku me vëllezërit e tij krijoi Grupin Benetton në 1965; sot grupi është i pranishëm në 120 vende të botës me mbi 5.000 dyqane.

eja album


Një udhëtar i madh dhe adhurues i artit, Luciano Benetton ka bashkuar në mënyrë të përsosur këto dy pasione në projektin Imago Mundi, koleksion arti bashkëkohor i përbërë nga mijëra vepra në përmasat 10 x 12 cm.
Nga fillimi i këtij muaji, EJAlbum dhe Fondacioni Benetton kanë nisur punën për të sjellë këtë projekt interesant edhe në Shqipëri.


Brenda muajit mars do të përfundojë puna me seleksionimin dhe kontaktin e artistëve që do të marrin pjesë në projekt. Çdo artist do të ketë 40 ditë në dispozicion për të krijuar veprën e tij të artit.
Në përfundim të projektit, të gjithë veprat do të dërgohen në Itali ku do të ekspozohen së bashku me të gjithë koleksionet e vendeve të tjera në të gjithë ekspozitat apo ngjarjet e rëndësishme artistike kudo në botë.


Pjesë e projektit është dhe realizimi i një katalogu përmbledhës me veprat e çdo shteti. Këto katalogë përveçse do ti dhurohen çdo artisti të përfshirë në projekt, do të bëjnë të mundur praninë e çdo pjesëmarrësi shqiptar në çdo galeri apo bibliotekë botërore të rëndësishme. Kjo do të rrisë mundësinë e zbulimit dhe komisionimit të veprave të artit nga të huajt tek artistët shqiptarë.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf