Banorët e Astirit kanë vijuar me protestën e tyre ku kundërshtojnë projektin për zgjerimin e "Unazës së Re". Në mbështetje të tyre i pranishëm si gjithmonë ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë por edhe ndaj ndërkombëtarëve.

"Edi Rama po blen deputetët, deputetë që nuk i njeh askush. Ky edhe sot po blen vota. Ndaj i them çdo ndërkombëtari se si mund të negociojmë me një njeri që blen edhe në këtë situatë. Kam një pyetje për ndërkombëtarët, pse nuk reagoni kur ndalohen qytetarët për të protestuar? Pse nuk flisni për këtë dhunë, kur sollën FNSH dhe RENEA për të ndaluar protestuesit e Astirit?".

Në përfundim të fjalimit të tij Balliu bëri edhe një thirrje duke ftuar qytetarët që ti bashkohen protestës së 16 marsit.  "Ka ardhur koha të reagojmë. Data 16 mars është një datë gjykimi, ku soset durimi, ku qytetarët do marrin një vendim. Vendimi do të jetë vetëm një; Rama zhduku, Rama shporru.

Cdo qytetarë ndaj të cilit është ushtruar dhunë ka te drejtën legjitime ti japi përgjigjen me cdo cmim si ta mendojë ai. Ta bëjnë hi pushtetin e Edi Ramës" ka përfunduar ish-deputeti.