Ekaterina Trendafilova riemërohet kryetare e Dhomave të Specializuara

Ekaterina Trendafilova riemërohet kryetare e Dhomave të Specializuara

Ekaterina Trendafilova

Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Në një njoftim të Dhomave thuhet se autoriteti emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark , shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova, edhe për katër vjet, dhe ky emërim hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020.

Sipas njoftimit, kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”.

Ajo deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë krijuar pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, në vitin 2015, të amendamentit kushtetues dhe legjislacionit për funksionalizimin e këtij institucioni gjyqësor. Ato hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Në javën e parë të nëntorit të vitit 2020, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke i ngarkuar ata për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Ndërkohë që më 24 shtator Salih Mustafa,  ish-epror i UÇK-së është arrestuar dhe dërguar në Hagë. Aktakuza e ngarkon atë për kryerjen e krimeve të luftës. Po ashtu janë arrestuar edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 25 shtator,  të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të gjithë këta të akuzuar, gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbnore: 26/11/2020 13:39

    Trëndafili,shqip!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot