Për shkak të festave të fundvitit, ekipet mjekësore kanë marrë masa për rritjen e gatishmërisë.
Sakaq, punimet po vijojnë për ndërtimin e qendrës rajonale të Urgjencës në Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij pamje nga kantieri nga një vizitë e ministres së Shëndetësisë Evis Salla.
“MIRËMËNGJES
dhe me masat e marra për gatishmërinë e ekipeve mjekësore gjatë festave të fundvitit, si dhe punën që po vijon për qendrën rajonale të Urgjencës Mjekësore në Vlorë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruhet në postimin e Ramës.
Komente










