Ekipet spanjolle të shpëtimit në kërkim të vogëlushes së humbur në det, pasi e motra 6 vjeçare u gjend e vdekur

Ekipet spanjolle të shpëtimit në kërkim të vogëlushes së humbur në det, pasi e motra 6 vjeçare u gjend e vdekur

Ekipet spanjolle të kërkim shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit në Tenerife për vajzën 1-vjeçare, e humbur prej më shumë se një muaji pasi e motra e saj 6-vjeçare u gjet e vdekur në oqean.

Babai i tyre, Tomas G., është i dyshuari kryesor për zhdukjen e Olivias 6 vjeç dhe Anës  1 vjeç, pasi ai nuk i ktheu vajzat tek e ëma siç kishte rënë dakord në fund të Prillit. Ai gjithashtu rezulton i zhdukur.

Familja jetonte në Tenerife, ku zyrtarët dhe disa banorë vendas mbajtën një minutë heshtje në kujtim të motrave përpara bashkisë të qytetit dhe jashtë ndërtesave të tjera zyrtare në Ishujt Kanarie.

Ndërkohë që mijëra qytetarë spanjollë organizuan protesta në disa qytete anembanë Spanjës, për të denoncuar dhe kundërshtuar dhunën me të cilën duhet të përballen gratë çdo ditë.

Në Madrid, një gazetar i Reuters tha se mijëra persona u mblodhën në Puerta del Sol, duke brohoritur "Ata nuk janë të çmendur, ata janë vrasës", në lidhje me prindërit që pretendohet se vrasin fëmijët e tyre.

Trupi i 6-vjeçares,  u gjet të Enjten pasdite në një thellësi prej 1,000 metrash (1,090 jardë) brenda një çante sportive të lidhur në një spirancë, afër vendit ku gjendej varka e babait të saj.

Një tjetër çantë sportive u gjet bosh gjithashtu pranë saj, thuhej në një deklaratë të gjykatës.

Në rrugët e Tenerifes të gjithë vajtojnë për vajzat e mitura, por jo vetëm edhe për viktimat e shumta të dhunës nga meshkujt.

Qeveria e drejtuar nga Pedro Sanchez,  ka vendosur të drejtat e grave në krye të agjendës së saj politike dhe ka kërkuar të luftojë qëndrimet macho në shoqërinë spanjolle.

Pothuajse 1,100 gra janë vrarë nga partnerë ose ish partnerë që në 2003, pak para se të miratohej një ligj i dhunës gjinore, ndërsa rreth 39 fëmijë janë vrarë gjatë sulmeve ndaj nënave të tyre që nga viti 2013.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë