Ekipi i Ajaxit interesohet për
talentin shqiptar Milot Rashica

Ekipi i Ajaxit interesohet për<br />talentin shqiptar Milot Rashica
Ekipi i Ajaxit interesohet për talentin shqiptar Milot Rashica.

Edhe pse ka filluar sezonin me fanellën e Viteses, talenti shqiptar Milot Rashica vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, pasi lakmohet nga disa ekipe. Ekipi holandez i Ajaxit, pas shitjes së Milik te Napoli, ka hedhur sytë nga talenti shqiptar për zëvëndësimin e tij.

Tashmë drejtimin e Ajaxit e ka marrë trajneri  Peter Bosz, i cili e njeh shumë mirë Rashicën, pasi kanë punuar bashkë sezonin e kaluar tek Vitese. Bozs e pëlqen shumë Rashicën dhe mundësitë që 20-vjeçari nga Vushtria të transferohet në Amsterdam janë të mëdha.

Mediat holandeze e vlerësojne talentin e Rashicës dhe e kanë konsideruar mundësine e blerjës  së tij si një veprim të zgjuar.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës