'Ekipin e kemi të shkëlqyer', Gianluigi Buffon: Italinë e kanë nënvlerësuar, të tjerët të na kenë frikë

'Ekipin e kemi të shkëlqyer', Gianluigi Buffon: Italinë e kanë nënvlerësuar, të tjerët të na kenë frikë

Gianluigi Buffon

Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon ka dhënë një intervistë për mediet në prag të Euro 2024. I punësuar si trajneri i portierëve në kombëtaren e Italisë, Buffon ka thënë se Italia ka një ekip të mirë, por janë të nënvlerësuar.

"Sipas opinionit tim, Italia ka një ekip të shkëlqyer, ne jemi të nënvlerësuar. Jam i sigurt që kemi 3-4 lojtarë të nivelit të madh. Pastaj kemi edhe një avantazh të shtuar, trajneri Spalletti. Ai ka arritur të transmetojë te ekipi një ndjenjë të madhe përgjegjësie.

Nuk po them që ne do ta fitojmë Europianin, por e them me siguri që nuk do të dështojmë. Nëse e fillon Europianin me frymën e gabuar, është e mira që të mos marrësh pjesë fare në kompeticion.

Ne kemi shumë pozitivitet dhe jemi optimistë. Ne gjithashtu duhet t’i shikojmë gjërat që nuk janë në rregull. Nëse arrijmë t’i ndreqim këto detaje të vogla, do të jemi një ekip për t’u pasur frikë", tha Buffon.

Në Grupin B të Euro 2024, Italia rivalizon me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn