AUSTRALI - Dhjetëra mijëra turistë dhe astronomë u mblodhën në veri të Australisë për të parë shfaqjen e një eklipisi të rrallë diellor. Eklipsi, i cili ndodh kur Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, zhyti pjesë të Queensland-it në errësirë për pak më shumë se dy minuta. Ngjarja e së mërkurës është parë drejtpërdrejt nga miliona njerëz.
Një eklips i pjesshëm u prit dhe në pjesë të tjera të rajonit, duke përfshirë Zelandën e Re dhe pjesën lindore të Indonezisë. Eklipsi tjetër diellor i plotë nuk do të ndodhë deri në mars të 2015-ës. Spektatorët u mblodhën nëpër pika të ndryshme për të qenë të pranishëm në fenomenin e rrallë. Egzistonte frika se moti i vrenjtur do të errësonte eklipsin por retë u shpërndanë sapo ai filloi, çka u përcoll me brohoritje në turm.
"Më përpara, po mendoja, do ta shikonim apo jo?' Dhe ne, sapo pamë një shfaqje fantastike – ishte kaq bukur", tha Terry Cuttle, nga Organizata e Astronomisë në Queensland. Temperatura u ul sapo hija e hënës mbuloi diellin dhe kafshët reaguan në konfuzion.
Shkencëtarët kishin vendosur kamera nënujore në Great Barrier Reef për të hetuar reagimet e krijesave gjatë eklipsit. Operatorët turistikë australian përshëndetën rritjen e turistëve dhe thanë se hotelet u rezervuan tre vjet më parë.
Zyrtarët shtetërore vlerësojnë se mbi 50,000 mijë njerëz vizituan Queensland për të përjetuar këtë eksperiencë.
(L.C/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com