Ekonomi:  ​Bunk’Art2 i pari
muzeum “Augmented Reality”

Ekonomi:  ​Bunk’Art2 i pari<br />muzeum “Augmented Reality”
TIRANE-Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka zbulua anën tjetër të Bunk’Art2, muzeu gjigant i nëndheshëm që u inaugurua ditën e sotme në prani të kryeministrit Edi Rama e përfaqësues të tjerë të qeverisë. Ikonomi tregoi me shifra vlerën e projektit.

“Ky muze, si projekt, është i financuar nga IADSA, është i zbatuar nga MZHETTS në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën  URA, me një vlerë prej 53 milion lekë, me qëllimin: “ Ruajtja dhe pasurimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë si dhe njohja/vënia në dispozicion për turizmin”.

Sipas Ekonomit, 'Bunk’Art 2 është edhe i pari muzeum shqiptar në atë që njihet si “Augmented Reality”, një inovacion teknologjik që të lejon të animosh sendet, duke krijuar një eksperiencë unikale mes vizituesve dhe materialeve të ekspozuara'.

Më pas, ministrja bëri një ekspoze të muzeut.

Fjala e plotë e ministres Ekonomi
Ka qenë një kënaqësi e imja personale dhe e të gjithë stafit në ministrinë që unë drejtoj, për të punuar sëbashku me Qendrën  URA në rehabilitimin e këtij tuneli duke e kthyer,  në muze për vizitorët vendas dhe të huaj.
Ky muze, si projekt, është i financuar nga IADSA, është i zbatuar nga MZHETTS në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën  URA, me një vlerë prej 53 milion lekë, me qëllimin: “ Ruajtja dhe pasurimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë si dhe njohja/vënia në dispozicion për turizmin”.
 
Bunk’Art2 është një ekspozim videomuzeal realizuar brenda ish-bunkerit antiatomik të Ministrisë së Brendshme. Bunkeri, i përbërë prej 25 dhomave u ndërtua në vitet 1981 deri 1986. Për të mundësuar hyrjen në tunel pa përdorur hyrjet fillestare që komunikonin vetëm me pjesën e brendshme të ndërtesës së ministrisë, u krijuan një hyrje e re dhe një dalje e re, duke hapur dy vrima të mëdha në një shtresë betoni me trashësi 240 centimetra.
Ekspozita paraqet historinë e policisë shqiptare që nga xhandarmëria e parë e krijuar në vitin 1913, deri te policia popullore komuniste e krijuar në vitin 1945 e cila u shua bashkë me regjimin komunist në vitin 1991.
Një hapësirë e gjerë i kushtohet historisë dhe metodave të hetimit dhe të persekutimit të aplikuara nga Sigurimi famëkeq që ishte pjesë përbërëse e Ministrisë së Brendshme.
Për herë të parë tregohet se si përgatitej një dosje mbi bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe zbulohen teknikat dhe maskimet me të cilat Sigurimi ndiqte dhe përgjonte të ashtuquajturit “armiq të popullit”, por mbi të gjitha, u dedikohet hapsirë e gjerë viktimave të këtyre operacioneve: domethënë të internuarve dhe të burgosurve politikë, 7.500 prej të cilëve u pushkatuan.
Publikohen emrat dhe dëshmitë e viktimave të komunizmit, të shoqëruara me foto, dokumente dhe video. Duke kujtuar edhe ato viktima, trupat e të cilëve deri tani nuk janë gjetur, të zhdukur bashkë me shumë mistere të tjera të viteve të diktaturës.
Që në hyrjen e tij Bunk’Art2 shfaqet si i pari memorial i ndërtuar deri më tani në Shqipëri dedikuar viktimave të terrorit komunist. Në një vlerë të përmbysur, ai që dikujt i është dukur vetëm një bunker, i parë nga këtu brenda, është një kupolë me portretet dhe emrat e martirëve të komunizmit.

Një rëndësi e madhe i është dedikuar domethënies dhe vlerës së memories historike. Në hyrje të Bunk’Art2 një shprehje e shkrimtarit italiano-hebre Primo Levi, i cili mbijetoi mrekullisht gjallë nga kampet naziste, na kujton se “ Të gjithë ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë”. Bunk’Art është një kontribut i rëndësishëm dhe deri tani unik ndaj memories kolektive sepse, duke cituar gjithnjë Primo Levin: ai thotë se  “mbani mend, se kjo ka ndodhur”.
 
Ashtu siç tregon edhe vetë emri dhe siç është realizuar me Bunk’Art 1 (që në pak kohë është shndërruar një nga vendet shqiptare turistike më të vizituara duke u renditur në Tripadvisor si denstinacioni i parë që duhet vizituar ), edhe Bunk’Art 2 prezanton tmerret e të shkuarës me emocionet e shkaktuara përmes tingujve dhe instalacioneve artistike.
 Bunk’Art 2 është edhe i pari muzeum shqiptar në atë që njihet si “Augmented Reality”, një inovacion teknologjik që të lejon të animosh sendet, duke krijuar një eksperiencë unikale mes vizituesve dhe materialeve të ekspozuara.
Nga eksperienca e Bunk'Art1 , ajo që ka dalë në pah pas hapjes së tij, është që interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj, duke u orientuar në 3 aspekte:
- Ai  edukues, mbi dokumentimin e të shkuarës nëpërmjet ekspozitës historike;
- aspekti turistik, duke vlerësuar zonën ku ndodhet dhe ambientin për rreth;
- si dhe aspekti argëtimit/mikpritjes, në ambientet rikreative të tij.
Inagurimi sot i Bunkart2 padyshim është një vlerë e shtuar për turizmin në kryeqytet dhe në vendin tonë, përmes atij që njihet si Dark Tourism .


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë