Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë dhe mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të Confindustria Balcani në Bukuresht ku ka thënë se Shqipëria stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. 
 
Kjo asamble, tha ministrja Ekonomi është një mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike. 
 
Ballkanit i duhen më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët strategjik dhe shërbimet. Confindustria Balcani është  partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE” u shpreh ministrja e Ekonomisë. 

Përpara kësaj asambleje ministrja Ekonomi theksoi se: "Shqipëria  po stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Shqipëria është një vend me klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja duke ofruar kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike".
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)