Ekonomi: Viti 2015 pati 6.2 mld lekë
ndihmë shtetërore,8350 të punësuar 

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi i njohu anëtarët e Këshillit me të dhënat e raportit vjetor të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

“Totali i Ndihmës Shtetërore dhënë për vitin 2015 ishte 6.2 miliard lekë. Sektori i bujqësisë përfitoi 1.5 miliard lekë. Nga Fondi i Ndihmës për vitin 2014 dhe 2015 u punësuan gjithsej 8350 persona, gjithashtu u  mbështetën 853 ndërmarrje. U trajnuan 2371 persona, ndërkohë që u punësuan 43 persona me aftësi të kufizuar”- tha ministrja Ekonomi.

Gjatë fjalës së saj ministrja e MZHETTS dha të dhëna dhe për ndihmën shtetërore për kryerjen e proceseve teknologjike në serat me ngrohje për prodhimin e produkteve industrial dhe agro-industriale.

“38 sera në vitin 2014 përfituan rimbursimin akcizë për lëndët djegëse në vlerën 478. 927. 252 lekë. Në vitin 2015 kanë përfituar 13 subjekte në vlerën 1.130.860.778 lekë”- u shpreh ministrja Ekonomi.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ngritur Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë që mbështetja për konkurrueshmërinë të vazhdojë dhe të jetë efikase.

MZHETTS ka vënë gjithashtu në dispozicion adresën [email protected].al ku çdo eksportues që ka shqetësime mund të komunikojë nëpërmjet kësaj adrese e-mail-i.

ndihma
(Ndihma Shtetërore Fondet pë Punësim)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!