Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka vizituar sot në spital, biznesmenin libanezo-amerikan, Faad Mitri.
Në një prononcim për mediat, pas vizitës në spital, Ekonomi është shprehur se biznesmeni do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Ajo tha se i ka kërkuar Mitrit që kompania Omnix Albania të vijojë punimet në Gjirin e Lalzit.
"I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare për ta vijuar investimin e Omnix. Garantova mbrojtjen e tij dhe familjes nga strukturat e policisë së shtetit. Shteti është i gatshëm t'i verë në dispozicion mbrojte gjatë 24 orëve. I shpreha gjithashtu gatishmërinë e strukturave shëndetësore për vijim e rehabilitimit të tij. Biznesmeni më shprehu falenderimin ndaj qeverisë shqiptare për kujdesin e treguar për të dhe familjes në këtë moment të vështirë", u shpreh Ekonomi.
Më herët, kompania Omnix Albania deklaroi përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, se do të largohej nga Shqipëria, duke ndërprerë kështu investimin 450 milionë euro në resortin turistik te Gjiri i Lalzit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com