Ekonomi zbulon në ‘Repolitix’ si mori vesh lajmin që u propozua për ministre Bujqësie: Surprizë, por jo e papritur! Rindërtimi mbyllet në 2023

TIRANË- Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Repolitix’, Milva Ekonomi ka zbuluar për herë të parë se si e mori lajmin se është propozuar nga kryeministri Edi Rama për t'u vënë në krye Ministrisë së Bujqësisë. Ajo ka zbuluar se e gjitha ishte një surprizë, por jo krejtësisht i papritur. Kur thotë jo e papritur, liston disa arsye.

“Edhe për mua ishte një gjë e ngjashme, si Bledi Çuçi, po jo e papritur në kuptimin që në këtë pozicion ne që jemi anëtarë të PS, ne e dimë shumë mirë që në momente të caktuara marrim një rol sipas nevojës. Dhe kur merr përsipër që të përfaqësosh ndryshon nga detyra ekzekutive, rrjedhë e përfaqësimit, kërkon më shumë përgjegjësi”, tha Ekonomi në Report Tv.

Ajo ka listuar edhe disa nga arsye që mendon se kanë ndikuar që të jetë pikërisht emri i saj si zgjedhja e duhur për të marrë Ministrinë e Bujqësisë, pasi Bledi Çuçi mori një detyrë të re atë të ministrit të Brendshëm. Këtu thekson punën e bërë në krye të Komisionit të Ekonomisë dhe punën e saj në tërës

“Komisioni i Ekonomisë ka pasur shumë ngarkesë, për shkak të angazhimit të qeverisë, për COVID-in apo rindërtimin. Ishte një komision i ngarkuar dhe besoj se bashkë me kolegët, pavarësish ngjyrës politike, takimet kanë qenë produktive, me debate, por disa herë edhe ndryshues të vendimet e qeverisë, se kemi parë që nga diskutimet me opozitën, kemi parë nevojën për ta reflektuar. Nga ana tjetër, është edhe vetë Durrësi, ky është një qark që ka peshën më të madhe të rindërtimin, që për fatin tonë grupi i deputetëve në qark ne bashkëpunojmë me njëri tjetrin, unë e di mirë se cilat ishin argjinaturat që u shemben nga tërmeti dhe ku duhet ndërhyrë. Kjo është puna ime e bërë, Rama e di vetë, por mund të kenë qenë dhe këto arsye”, tha Ekonimi.

Ekonomi tha se para se ta merrte këtë detyrë i ka bërë vetes disa pyetje dhe në fund përgjigja ka qenë “Bujqësia nuk është një fushë e panjohur, kam çfarë jap”.

“Ti kur dëgjon këtë gjë, merr përsipër angazhimin, dhe angazhimi është i pari, a kam unë aftësinë për ta bërë këtë gjë, a jam gati. Për t’i dhënë përgjigje për të dytën më ka dhënë përgjigje shkolla, kam bazën te ekonomia agrare, eksperienca të Ministria e Shëndetësisë ka qenë shumë e rëndësishme, prioritet që kanë rastet, pastaj eksperienca te ministria e ekonomisë ishte një eksperiencë shumë e madhe, me rolin që ke si koordinues dhe pastaj jeta parlamentare, që duhet të mësosh përfaqësimin dhe të kesh vesh të dëgjosh. Me këto gjëra unë i thashë vetes se ke çfarë mund të mësosh dhe çfarë të bësh dhe ndava qëllimin.  Nuk është një fushë e panjohur bujqësia”, tha Ekonomi në Report Tv.

Duke folur si deputete e Durrësit, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Ekonomi bëri me dije se rindërtimi do të përfundojë në vitin 2023. Teksa ka vlerësuar të larguarit, ministrja tha se një vendim i tillë nga Rama për të "hequr" ministrat "teknik" dhe për të emëruar ata politik përpara zgjedhjeve, është marrë me qëllim për t'u bërë gati për në zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që ministrat të jenë pranë elektoratit.

Ndryshimet në qeveri erdhën pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Për këtë arsye Rama propozoi në vendin e tij Bledi Çuçin dhe në krye të ministrisë së Bujqësisë, Ekonomin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Vaksina anti-COVID, Ekonomi për kritikat e Ramës ndaj BE: Mesazh i drejtpërdrejtë, që të jenë solidar siç ishin në fillim të pandemisë

Kryeministri Edi Rama sot teksa njoftoi se është arritur marrëveshja me Pfizer për të siguruar vaksinën anti-COVID, ka kritikuar BE e cila sipas tij ka bërë diferencime mes vendeve.

Këtë deklaratë të Ramës, ministrja Ekonomi e ka quajtur një mesazh të drejtpërdrejtë për BE, që të tregohej solidare sic u tregua në fillim të pandemisë.

"Padyshim që kjo është betejë e udhëheqësit të qeverisë. Në gjithë ecurinë e bashkëpunimit me BE unë çmoj dinjitetin me të cilin Shqipëria përballet me këtë sfidë dhe unë çmoj dialogun që kryeministri ka ndërtuar me këtë gjë dhe çmoj fort të qëndruarit përballë me argumenta. Be u bë solidar me ne kur filloi locdoën, dhe në këtë moment bëhet e njëjta thirrje që siç u treguan solidar në fillim ta kemi dhe  në fund.  Ky  është mesazhi  i drejtpërdrejt që çon Rama.

Duke dëgjuar si po bëhet me covid te ata që jetojnë në vende të evropës shikojmë se si po bëhet te ne. Menaxhimi i pandemisë te ne po bëhet shumë mirë. Ne kishin spitale që nuk janë të pajisura siç janë sot. Spitalet u pajisën shumë mirë. Në 2013 specializimet për mjekë dhe infermierë ishin të mbyllura dhe u rihapën nuk është i lehtë procesi", tha ai.

Ora 21:43
Fushata/ Ekonomi: KQZ na ka vendosur rregulla të reja ne ministrave! Këshilla që më dha Rama kur mora detyrën

Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka thënë se daljet e saj në publik për fushatë, tashmë që ka marrë detyrën e re, do të jenë më të rralla, për shkak të rregullave të reja që ka vendosur KQZ. Megjithatë, ajo shtoi se edhe pse nuk lejohet të ketë “prerje të shiritave 4 muaj para zgjedhjeve”, programet e nisura do të vijojnë të ecin përpara.

“Ne kemi një KQZ që ka nxjerrë disa rregulla për fushatë dhe mënyrën si do bëhet fushatë, e rëndësishme është që ne të zbatojmë rregullat që ka nxjerrë KQZ, do vazhdojnë gjërat që janë, si psh skema e naftës, se u lançua që në vjeshtën e vitit që lamë pas dhe do shkojë përpara, reforma veterinare që është planifikuar që në maj të këtij viti, agroturizmi, ka nisur do shkojë përpara, skema e mbështetjes kombëtare dhe europiane, për çdo hap do merret leje nga të gjitha ministra”, tha Ekonomi.

Pyetur për këshillat që i ka dhënë Rama para se të merrte detyrën.

“Rama e di që kemi një program që do e çojmë përpara, ka indikacion performance dhe e treta është se ne të gjithë jemi në kontakt se si duhet të punojmë, jo vetëm punën tënde, por puna në grup. (...) E kam marrë me qejf këtë detyrë të re”, tha Ekonomi.

Ora 21:43
Ekonomi për Report Tv: Në 2023 rindërtimi do të ketë përfunduar!

Milva Ekonomi, duke folur si deputete e Durrësit, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, bëri me dije se rindërtimi do të përfundojë në vitin 2023.

“Në fillim të 2023 rindërtimi do ketë mbaruar, gjërat do jetë e zgjidhur! Kështu janë ndarë edhe buxhetet. 2023 na gjen me problematikë të zgjidhur”, tha Ekonomi.

Ora 21:34
Ekonomi tregon prioritetet: Javën e parë dola në terren, premtoj kartën e naftës dhe vaksinimin e kafshëve

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi gjatë një inteviste për emisionin "Repolitix" në Report TV ka treguar se një nga prioritetet e para që ka vendosur me të marrë detyrën është karta e naftës së fermerëve.

Sapo mori detyrën tha se ka dalë në terren në javën e parë e më pas ka vendosur për prioritetet që do të ketë në krye të ministrisë së Bujqësisë.

"Unë kur mora detyrën mendova se cilat janë vështirësitë që ka në këtë moment bujqësia dhe ku duhet të fokusohem. Karta e naftës. Unë do ta bëj skemën që do të funksionojë dhe kjo ishte e para. Politikisht e kisha mbrojtur idenë por duhet ta bëj nga pikëpamja ekzekutive. Prioriteti i dytë. A kemi fushatë vaksinimi. Kemi të bëjmë me një sëmundje të kafshëve që u prish atyre gjymtyrët. Duhet ti shikojmë të gjithë këto gjëra. Te ferma bujqësore kishte ndodhur që matrikullimi ishte falas. Si po zhvilloheshin të gjitha lehtësirat që i kishim dhënë femerit. Në javën e parë dola për vizita dhe vendosa prioritetet", tha ajo.

Ora 21:33
Ekonomi: Dua të them fort, fort, se Rama është një dëgjues shumë i mirë! Vlerëson ministrat 'teknik' dhe tregon pse u hoqën para zgjedhjeve

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi gjatë një inteviste për emisionin "Repolitix" në Report TV ka folur për prioritetet që do të ketë si ministre e brendshme.

Ndërsa është pyetur nëse do të dalë kundër Edi Ramës nëqoftëse do të mendojë se ai nuk ka të drejtë, Ekonomi ka thënë se një gjë që do të theksojë është se kryeministri është një dëgjues shumë i mirë.

"Dua të them  fort fort fort se Zoti Rama është një dëgjues shumë i mirë. Ne kur dëgjojmë një ngjarje duhet të kuptojmë kush është thelbi i ngjarjes. Është një nga njerëzit e rrallë, kjo do të thotë se na dëgjon të gjithëve. Nëse kam qenë në këtë grup politik  sa herë që kam menduar se ka gjëra që duhen thënë ndryshe duhet tja prezantosh", tha ajo.

Teksa ka vlerësuar të larguarit, Ekonomi tha se një vendim i tillë nga Rama për të "hequr" ministrat "teknik" dhe për të emëruar ata politik përpara zgjedhjeve, është marrë me qëllim për t'u bërë gati për në zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që ministrat të jenë pranë elektoratit.

"Sdo ta them se dështuan ministrat  teknikë se të gjithë ata kanë dhënë një kontribut në sektorin ku ka qenë. Tani po bëhemi gati për ta pasur një skuadër drejt zgjedhjeve të ardhshme. Duke ardhur si minstra politikë marrin pjesë në betejë që të përfaqësojnë elektoratin. Një figurë ministri do ta ndajmë në 3 shtylla. Ka aftësi përgjithësuese për fushën. Unë e mendoj si një gjë normale për të aktivizuar gjithë sinergjinë për të shkuar drejt zgjedhjeve.

Duke qenë se kam qenë te  komisioni i mediave dhe mua më është dukur një kontribut teknik i vlerësueshëm që vinte si  rezultat i punës që ka bërë Nikolla. Ajo vazhdimisht ka thënë se unë po vazhdoj punën e paraardhëses. Kushi drejton nga pikëpamja partiake Elbasanin. Ka qenë në mësim dhënie dhe teknikën e punës e njeh mirë. Edhe me zotin Lleshaj ndodhi vazhdimësia e asaj që duhet të vinte që ne duhet të bëjmë një polici për komunitetin", shtoi ajo.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës