Ekonomia dhe Ligjet miratojnë projektligjin për kredinë 174 mln euro nga FMN, interesi 4.05%

Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve ka miratuar projektligjin për marrjen e hua-së nga FMN në vlerën e 139.3 milionë SDR (monedhë e fortë, e drejta e tërheqjes speciale), ose rreth 174 milionë euro. Kjo hua është marrë për të garantuar sa më shumë likuiditet në ketë kohë pandemie, dhe është marrë nën instrumentin e financimit të shpejtë. E pranishme në komisionin e Ekonomisë ministrja Anila Denaj ka prezantuar edhe detajet e kësaj huaje të marrë. Denaj tha se kjo hua është lëvruar tashmë në buxhet, dhe se norma e interesit do të jetë 4.05%, dhe duhet shlyer brenda 5 vitesh.

"Për miratimin e huamarrjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe për një fond që shkon në 139 milionë SDR, një monedhë e fortë e thënë ndryshe një monedhë që ka një qëndrueshmëri ndaj kursit të këmbimit, e cila është lëvruar dhe ka krijuar një masë shumë të mirë në likuiditetin për bilancin e pagesave për Republikën e Shqipërisë. Norma bazë e interesit, me gjithë tarifat shtesë e çon normën e interesit në 4.05%. Afati për maturitetin e kredisë do të jetë nga 3.5 deri në 5 vite", deklaroi Denaj.

Kjo vlerë monetare përveçse është arkëtuar në arkën e shtetit është përdorur edhe rreth 90 milionë SDR prej saj.

"Është arkëtuar ndërkohë që ne flasim pasi procedurialisht nuk ka pasur probleme, që ky fond të hyjë në llogarinë e thesarit dhe pjesërisht të përdoret. Është përdorur 90 milionë SDR nga 139 milionë që ishte, ka shkuar për pagesat, për të cilën edhe u mor", shtoi Denaj.

Ndërkohë deputeti i PS, Anastas Angjeli kërkoi që përveç kësaj huaje, vendi duhet të bëhet gati edhe për një marrëveshje tjetër duke marrë parasysh edhe pasojat e COVID-19. Nga ana tjetër Denaj njoftoi se në fillim të qershorit do të dilet në tregun ndërkombëtar për eurobondin e ri, që pritet të jetë në vlerën e 650 mln euro.

"Edhe më herët e kemi theksuar dhe besoj se do të jemi shumë afër përgatitjes finale të një akti normativ të ndryshimit të buxhetit për herë të 3 që do të prezantohet në fund të qershorit kur edhe shifrat të jenë përfundimtare për muajin maj dhe të merren në konsideratë. Kjo do ta zgjeronte më tej nevojën për financim pasi do të zgjeronte deficitin buxhetor, megjithatë jemi ne pozitat e financimit", u shpreh ministrja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar