Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Qeveria gjermane beson se perspektiva ekonomike e Gjermanisë është pak më e favorshme se në fillim të vitit. Parashikimet e rritjes ekonomike për këtë vit janë rritur me 0,1 pikë përqindjeje në 0,3 për qind. Kjo del nga parashikimi aktual i paraqitur nga ministri i Ekonomisë Robert Habeck.

"Një pikë kthese"

"Gjithnjë e më shumë shenja tregojnë se ekonomia gjermane do ta shohë veten në një pikë kthese në pranverën e vitit 2024”, thuhet në një njoftim shtypi nga Ministria e Ekonomisë. Sipas njoftimit, pas rritjes së çmimeve, veçanërisht në fushën e energjisë, dhe inflacionit të lartë, tashmë regjistrohen faktorë të rinj rritës.

"Elektriciteti dhe gazi kushtojnë pothuajse njësoj në tregun e aksioneve si përpara shokut të çmimeve të energjisë dhe: "Çmimet kanë rënë më shpejt se sa parashikohej nga shumë vetë”, shprehet Habeck në njoftimin për shtyp. Industria dhe veçanërisht sektorët me konsum të lartë të energjisë kanë përfituar nga rënia e qartë e çmimeve.

Ulje e inflacionit, rritje e konsumit privat

Për vitin aktual, qeveria pret që ekonomia të rimëkëmbet dhe të fitojë vrull. Arsyet për këtë janë rënia e normave të inflacionit, lehtësimi i politikës monetare dhe rritja e ekonomisë globale, nga e cila përfiton ekonomia gjermane e orientuar drejt eksportit.

Sipas njoftimit për shtyp, konsumi privat pritet të japë një shtysë të konsiderueshme për rritjen gjatë vitit: falë pagave reale më të larta dhe një tregu të qëndrueshëm të punës, humbjet në fuqinë blerëse të familjeve private mund të kapërcehen dhe të çojnë në një ringjallje të konsumit privat. Kjo tregohet gjithashtu nga indeksi i klimës së konsumatorit GfK dhe barometri i konsumit HDE.

Një për qind rritje pritet në 2025

"Për vitin 2025, ne vazhdojmë të besojmë se rimëkëmbja do të konsolidohet me inflacionin që do të vazhdojë të bjerë dhe të ardhurat reale rriten. Në total, ne ende presim një rritje reale të PBB prej 1.0 për qind," tha Habeck.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, çmimet e konsumit pritet të vazhdojnë të bien ndjeshëm, pas një norme prej 5.9 vitin e kaluar, duke arritur në 2.4 për qind këtë vit. Në vitin 2025, norma e inflacionit pritet të jetë 1.8%, sërish nën vlerën e synuar të BQE-së prej 2.0%.

"Jo situatë me të cilën të jemi të kënaqur."

Megjithatë, Habecku bën edhe autokritikë: "0.3 për qind nuk është padyshim diçka me të cilën mund të jemi të kënaqur," thotë ai. Qeveria federale duhet të vazhdojë të punojë për të forcuar ekonomikisht Gjermaninë, shtoi ai. "Pavarësisht këtyre shenjave të shpresës, problemet strukturore vazhdojnë të më shqetësojnë,” tha ai.

"Nëse duam të kthehemi në një rritje më të lartë në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, ne kemi nevojë për ndryshime strukturore.” Bëhet fjalë për forcimin e inovacionit dhe reduktimin e burokracisë së panevojshme, por edhe për nxitjen e punës "në mënyrë që më shumë njerëz të punojnë vullnetarisht gjithnjë e më gjatë”. Shoqatat ekonomike kanë kërkuar prej kohësh ulje të ndjeshme të tarifave për bizneset.

Megjithë përmirësimin e lehtë: vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.3 për qind. Asnjë shtet tjetër i madh i industrializuar nuk po përjeton aktualisht zhvillime të tilla të pafavorshme./DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal