Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e katër që ishte pjesë e paketës fiskale për vitin 2024 që ndryshonte ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Miratimi i këtij projektligji u shty kur kaloi paketa fiskale për shkak se kishte paqartësi në kodet që duhet të përfshiheshin në projektligj, si kategoritë që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së në import.
Projektligji parashikon përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve me qëllim eliminimin e përdorimit të hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme.
Propozimi për të hequr TVSH-në në import për gjedhë, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë është bërë nga deputeti i PS-së Erion Braçe.
Ky ndryshim i propozuar sipas qeverisë, synon nxitjen e importit të mëshqerrave mbarsë që do të lindin në vend me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë.
Heqja e TVSH-së në import pritet të ndihmojë sektorit të rimëkëmbet pas një rënie të vazhdueshme të numrit të bagëtive në vitet e fundit. Vetëm në vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3% në krahasim me vitin 2021.
“Nisur nga nevoja e rritjes së numrit të krerëve të bagëtive në vend, është parashikuar përjashtimi nga TVSH në importin e gjedhëve të mbarsur sipas një kodi doganor të caktuar doganor. Po kështu është parashikuar përjashtimi nga TVSH i koshereve me bletë, çka do stimulojë zgjerimin e këtij sektori si dhe përjashtimi nga TVSH i importit të insekteve të cilët luftojnë insektet, të cilët janë zëvendësues të insekticideve që përdoren në bujqësi. Efekti nga këto masa në mbështetje të bujqësisë është rreth -150 milionë lekë në vit”, thuhet në relacionin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për TVSH-në.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondin 150 mln lekë për partitë, rritet me 20 mln lekë më shumë se në 2021
28 Janar, 13:24
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 14:11
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor 2024, 17:07
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor 2024, 17:07
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor 2024, 15:54
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor 2024, 12:27
-
Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI
6 Nëntor 2024, 16:17
-
Pr.buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi, 0 plane për pensionet
6 Nëntor 2024, 16:02