‘Ekonomia’ kërkon rritje pagash për Gardën e zjarrëfikësit, Braçe: Mos i diferenconi nga Policia e Shtetit, rrezikojnë jetën për 40 mijë lekë në muaj

Në Komisionin e Ekonomisë janë shqyrtuar në parim kërkesat e institucioneve për ndryshime të buxhetit të vitit 2024, apo shtesa në fonde. 

Fokusi i diskutimeve ka qenë tek rritja e pagave për punonjësit e gardës së republikës dhe për zjarrëfikësit. 

Relatorja e projektbuxhetit Blerina Gjylameti tha se këto dy kategori nuk duhet të ndahen nga trajtimi që i bëhet Policisë së Shtetit, dhe rrogat duhet të rriten njësoj.

'Çështja e punonjësve e gardës së republikës ka të bëjë me trajtimin e tyre baraz me policisë së shtetit, siç ndodh tani. Ndër vite është vetëm paga për policisë së shtetit, ndërsa garda ka diferenca dhe ndryshim të vogël me krahasim me policisë jo vetëm për pagën por edhe për trajtimin e tyre, për vështirësinë e punës apo gradat. Po ashtu edhe për zjarrëfikësit, duhet të ulemi me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Brendshme të shikojmë si të adresojmë problemet, pasi është një nga sektorët që nuk është prekur në krahasim me të tjerët.'- tha Gjylameti.

Në mbështetje të këtyre kërkesave deputeti i PS Erion Braçe tha se zjarrëfikësit nuk mund të luftojnë me zjarret kur marrin 40-50 mijë lekë në muaj.

'Politika e rritjes së pagave nuk duhet të krijojë pabarazi. Garda dhe zjarrëfikësit në kushtet kur ngjarjet klimatike ekstreme, duhet ti japë prioritet veprimit të tyre, sidomos zjarrëfikësit. Nuk mund të hyjë një zjarrfikës në mes të zjarrit për ta shuar atë për 40-50 mijë lekë rrogë.  Nuk e bën dot, se rrezikon jetën dhe lë bosh familjen e tij. Të mos krijojmë pabarazi dhe polarizim të madh mes njerëzve që rrezikojë jetë dhe me të tjerët.'- tha Braçe.

Pas këtyre kërkesave ministri i Financave Ervin Mete tha se ndarja e fondeve dhe rritja e pagave do të bëhet me VKM, nga qeveria. 

'Fondi i pagave është i posaçëm dhe do të detajohet me VKM. Sigurisht që harmonizimi i nivelit të pagave bazuar edhe mbi përgjegjësit por edhe mbi qasjen sektoriale, do të mbahet parasysh kur të detajohet fondi i vënë në dispozicion që është në vlerën 11 miliardë lekë.'- tha Mete.

Reforma e pagave, hyn në fazën e dytë të zbatimit në vitin që vjen kur në korrik të 2024, do të rriten për herë të dytë pagat e bluzave të bardha, arsimtarëve, administratës dhe punonjësve të rendit, me synim arritjen e pagës mesatare prej 900 euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Inceneratori i Fierit jashtë funksionit, deputeti i PS: Aty bëhet vetëm grumbullim, mos ta lëmë të kalbet! Të financohen bashkitë e qarkut për transportin e mbetjeve

 

Deputeti i PS-së ka mbështetur kërkesën e bërë nga bashkitë e Qarkut të Fierit, për ti mbështetur me buxhet për transportin e mbetjeve drejt Inceneratorit të Fierit. Braçe tha se kostot e tyre janë të larta, teksa kërkoi që ky incenerator të mos lihet të kalbet, por të merren masa për ta vënë në punë pasi aktualisht është jashtë funksionit të incenerimit, vetëm bëhet grumbullimi i mbetjeve.

‘Patjetër që çështja e hetimit për inceneratorin e Fierit, për dyshimet e ngritura nga organi i akuzës të shkojë deri në fund. Por nuk duhet lejuar që vepra të kalbet, vepra nuk funksionon në parametrat e incenerimit, por vetëm për grumbullimin funksionon dhe të gjitha bashkitë e qarkut fier janë drejtuar atje. Problemi është që, transporti i mbetjeve nga kufiri me Kavajën ku është bashkia e Lushnjes, deri në jug të fierit. Apo nga kufiri me Belshin për në fier ka një kosto të shtuar. Për të gjitha bashkitë e qarkut fier, veçanërisht për ata që janë në periferi, kjo kosto nuk përballohet me të ardhurat e tyre. Siç për bashkitë e tjera është dhënë ndihmë, edhe këto bashki duhet të përfitojnë për përpunimin e mbetjeve. Një pjesë e bashkive të qarkut fier janë në kushtet e falimentit, dhe duhet të merret parasysh edhe kjo kërkesë që të financohen për mbetjet.’- tha Braçe.

Po ashtu u kërkuan fonde shtesë për bashkitë e qarkut Fier për mirëmbajtjen e rrugëve rurale të domosdoshme për sektorin bujqësor.

‘Fondi për mirëmbajtjen e rrugëve rurale, nëpër bashki është i pamjaftueshëm. Qarku i Fierit ka shumë unaza në rrugët rurale, dhe duhet të mirëmbahen për shkak ë kalimit të mjeteve të rënda bujqësore. Këto janë rrugë pune, dhe në qoftë se bashkitë nuk mbështeten për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve për të cilat kanë investuar vetë, normalisht që rrugët mund të dalin jashtë përdorimit. Rrugët rurale duhet të mbështeten me grant, duhet të mirëmbahen.’- tha Braçe.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 24/11/2023 12:00

    Me gjithe respektin qe kam per Bracen Sepse eshte nga te paktet politikane qe nuk perflitet per afera korruptive, te pakten ne permasat e Ahmetajt apo Ilir Metes apo Sali Berishes. Por ai nuk tha asnje fjale qe JO nuk duhet te rriten pagat e deputeteve para se te rritet paga mesatare e te shkoje 900€ sic thote kryeministri. Dhe te pakten mos te jene aq te pafytyre qe pagat e administrates do te rriten me nga 20-30% ndersa pagat e vete deputeteve u rriten tashme me gati 100%. A ka turp me te madh..?! Nese paga mesatare do shkoje 900€ (ketu duhet te zbresim dhe disa sigurime shoqerore e shendetesore), paga e nje deputeti ka shkuar tashme ne nivelet e 3000€ dhe ketu duhet te shtojme plus edhe disa te mira financiare qe marrin deputetet sic jane telefon, karburant, qira apartamenti, makine pa dogane etj.. Nga ketu shtojme edhe ndonje pagese extra per pjesmarrjen neper komisione parlamentare. Dhe nese e perkthejme ne nje vlere monetare une besoj qe arrin pa frike rreth 5000€ ne muaj. Te me thote ndonje a eshte e drejte kjo?! Dikur deputeti ishte “profesion” pa pagese qe njerezit intelektuale kontribuonin ne drejtimin e shoqerise.. Sa poshte kemi perfunduar....:(

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit