Komisioni i ligjeve pranoi disa nga kërkesat e institucioneve të drejtësisë për shtesa në buxhetin e parashikuar për vitin 2024, kryesisht për rikonstruksionin e godinave.
“Për Prokurorinë e Përgjithshjme, shtesë në zërin e mallrave dhe shërbimeve 50 milionë lekë, për Këshillin e Lartë Gjyqësor 134.5 mln lekë, për studime dhe projektime, rikonstruksione ndërtimore, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë 12 milionë për mbulimin e kostove shtesë të rikonstruktimin e godinës, 6 milionë për dy automjete shtesë...” tha Klevis Xhoxhi, relator
Pas ndryshimeve të fundit, 22 nenet e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” u votuan në mbledhjen e zhvilluar online.
Me 15 vota pro u miratua dhe projekt raporti që i sugjeron komisionit të ekonomisë disa shtesa në buxhetin e 11 institucioneve. Ligjet i sugjeruan Komisionit të Ekonomisë shtesë financimi për Ministrinë e Drejtësisë e cila kërkon 300 milionë lekë për uniforma të stafit të burgjeve ndërsa Presidenca kërkon para për 1 automjet shtesë.
Zëvendës ministrja e Financave Olta Manjani premtoi miratimin e kërkesave sipas hapësirave financiare që do të krijohen, ndërsa kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se nuk do të ketë shtesa për ato që i konsideroi shpenzime luksi”.
“Dakord me kërkesat e komisionit të ligjeve, do prioritetizohen kur të krijohen hapësira financiare, e gjithë paketa do të miratohet në komisionin e ekonomisë” tha Olta Manjani, zv ministre e Financave
“Ky buxhet ka në përparësi pagat, pjesa tjetër do duhet të menaxhohet me kujdes, flitet për ILD që kërkon mjete për inspektime në rrethe, kur kemi bërë raportet do kuptoni që janë hequr shpenzimet ekstra, nuk po them luksi, mjetet kanë rëndësinë e tyre, por do duhet të jenë në masën që i përgjigjet nevojave të punës” u shpreh Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve
Konferenca e kryetarëve e mbledhur dje vendosi që 7 dhjetori të jetë data e seancës plenare ku do të diskutohet nen për nen buxheti 2024 dhe paketa fiskale.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
13.6%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike
4 Janar, 18:05
-
PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë
29 Dhjetor 2024, 10:48
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor 2024, 14:34
-
Qeveria rishikon për herë të tretë buxhetin 2024/ Familjet me ndihmë ekonomike 150 euro për festa! Në pranverën e ardhshme pensionistët marrin 50 – 100 euro
20 Dhjetor 2024, 16:58
-
E ngarkuara e SHBA-së takon anëtarët e KLP-së: Veproni me integritet, merrni vendime në dobi të sistemit pavarësisht sfidave e presioneve
12 Dhjetor 2024, 13:50
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor 2024, 17:10
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor 2024, 18:32