Ekonomia e Shqipërisë po rritet, varfëria po ulet, investimet po shtohen dhe turizmi po zhvillohet shpejt, por sfidat për vendin janë përtej këtyre bilanceve. Banka Botërore këshillon qeverinë të investojë në kapitalin njerëzor pasi sfidë e fortë për Shqipërinë është emigrimi kryesisht i të rinjve dhe rënia e popullsisë.
“Ne duhet të investojmë në kapitalin njerëzor në Shqipëri. Kapitali njerëzor është bërthama e trajektores së zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen”, u shpreh Emanuel Salinas.
Në konferencë Shefi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas përsëriti edhe një herë se duhet të merren masa për të frenuar emigrimin.
“Kur flasim për kapitalin njerëzor nuk kemi të bëjmë vetëm me arsimin, ku shikoj shumë potencial për përmirësim. Por duhet të forcohet edhe shëndetësia. Të forcohet mbrojtjen sociale”, tha Salinas.
Në raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor thuhet se dy shtetet më të prekura nga emigrimi janë Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria, të cilat kanë jashtë vendit respektivisht 34% dhe 32% të popullsisë.
Po ashtu Banka Botërore evidenton faktin që në dekadën e fundit është rritur ndjeshëm numri i të arsimuarve që kanë emigruar. Për këtë arsye u sugjerohet shteteve që të marrin masa jo vetëm për të frenuar emigrimin por edhe për të rikthyer të larguarit, dhe të mos jenë remitancat e vetmja e ardhur prej tyre.
“Kthimi i migrantëve me aftësi të larta mund të përfaqësojnë gjithashtu një mundësi të "përfitimit të trurit" për vendin. Vetë emigrantët shpesh fitojnë aftësi të reja jashtë shtetit, të cilat përkthehen pozitivisht në vend kur të kthehen”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Në vlerësimin e fundit për vendet e Ballkanit thuhet se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% këtë vit, e ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi, ndërsa në vitin që vjen do arrij në 3.4%.
G.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
62.9%
-
Të gabuar
25.2%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030
29 Nëntor 2024, 07:39
-
Eksperti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre
31 Tetor 2024, 19:40
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor 2024, 10:17
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor 2024, 14:09
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor 2024, 20:35
-
Rritet 0.6% besimi në ekonomi, euro e dobët godet tregëtinë! Industria e shërbimeve, më shumë optimistë për të ardhmen
1 Tetor 2024, 18:50
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor 2024, 13:00
-
Guvernatori Sejko takon shefin e Bankës Botërore Emanuel Salinas, në fokus rregullorja për mikrokreditë e anëtarësimi i vendit në SEPA
18 Shtator 2024, 17:14
-
Ekonomia në ditë të mira! Të ardhurat e mbledhura në 8-muaj u rritën me 38.2 miliardë lekë krahasuar me vjet
18 Shtator 2024, 17:09
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator 2024, 12:22
Sa per njerz ske pse shqetesohemi se do I marrim ne afrike. Kto lek qe po I bajme sna duhen ma vec me ja trashegu atyre
Përgjigju