Agjensia ndërkombëtare “Standard & Poor’s” është ndërmjet tri agjencive më të mëdha të vlerësimit të tregjeve, kompanive gjigande ndërkombëtare dhe ekonomive të mbarë globit. Ndan tregun e rëndësishëm të vlerësimit dhe kuotimit në bursë, së bashku me agjensinë ”Moody’s”(kanë secila nga 40 përqind të tregut) dhe me agjensinë “Fitch Ratings” që ka 15 përqind. “Standard & Poors”të gjithëkapitalin e saj e ka në vlerësimin objektiv që jep.
Ajo në prill 2011 e uli vlerësimin për ekonominë amerikane nga “AAA” në “AA+”. Ishte e para ndër agjensitë botërore të vlerësimit që e ulte në notë shtetin amerikan, për shkak të defiçitit galopant buxhetor dhe borxhit publik të stërmadh. Sikur të donte të blihej, sigurisht që të parës qeveri që do t’i bënte qejfin do të kishte qenë ajo amerikane. Prandaj as që mund të mendohet se ndonjë nga shtetarët tanë e ka blerë“Standard & Poor’s” të japë për ekonominë shqiptare vlerësimin në ngritje që dha të premten e kaluar. Është interesant të shikohet se për tri vjet rrjesht, qënë tetor 2010, kur qeveria jonë hyri në tregun e eurobondit, agjencitë e vlerësimit kanëqenë të tërhequra nga Shqipëria.
“Standard & Poors” e ka vlerësuar për dy vitet e fundit 2011 dhe 2012 vendin tonë me notën “B”, që nënkupton gjendje të qëndrueshme ekonomike dhe të financave publike.Në një kohë kur vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia nukpanë vlerësimet e tyre të lëviznin nga i njëjti cilësim si Shqipëria. Vendi ynë për këtë vit u ngjit një shkallë më lartë. Të premten, më 9 tetor, “Standard & Poor’s” dha notën “B+”, që përkon me vlerësimin “pozitiv”.
Është një kërcim cilësor i vendit dhe ekonomisë sonë dhe duhet përshëndetur nga të gjithë. Është për të ardhur keq që opozita jonë heshti për këtë arritje të të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që po këta vendim-marrës ekonomikë të qeverisë së mëparshme vlerësonin me të drejtë notat “B” të “Standard & Poor’s” në vitet 2011 dhe 2013, si shenja të qëndrueshmërisë së ekonomisë shqiptare ndaj pasojave të krizës. Dhe kjo është mëse e vërtetë. Ekonomia jonë rezistoi mirënëvitin 2011, diçka më pak gjatë vitit 2012,por desh morirrokullimën me papërgjegjësinë e plotë menaxheriale publike të vitit 2013. Për nëntë muajt eparë të këtij viti, defiçiti publik, nga shpenzimet zgjedhore, u rrit në progresion gjeometrik. Po ashtu dhe borxhin sovran.
Tani “Standard & Poor’s” vlerëson përpjekjet e qeverisë së sotme për reforma, si dhe marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit që kjo qeveri ka vendosur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke arritur t’i marrë edhe një kredi 300 milionë euro për të mbështetur buxhetin shqiptar për tre vitet 2014-2016. Vlerëson përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike të një vepruesi në tregun shqiptar, si qeveria, që përdor më shumë se një të katërtën e parave në qarkullim në Shqipëri. Nga 10 miliardë dollarë që dalin nga prodhimi i përgjithshëm i vendit në një vit, qeveria jonë lëviz më shumë se një të katërtën e tyre. Janë me miliarda dollarë që krijohen si të ardhura dhe harxhohen si shpenzime.
Nëse qeveria tregohet nikoqire dhe shpenzonme kriter, këtë agjensitë vlerësuese e regjistrojnë.Në përcaktimin e notës ngritëse për Shqipërinë, “Standard & Poor’s” thotë se beson se në vitin 2017, Shqipëria do ta ulë defiçitin buxhetor në 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Ky është një lajm shumë i mirë. Nëse ulet defiçiti,mund të frenohet edhe borxhi publik i vendit. Dhe me frenimin e tij, rritet dukshëm besueshmëria e tregjeve financiare në qeverinë dhe ekonominë shqiptare. Kemi vetëm të përfitojmë ngakëtovlerësime në rritje të agjencive të pavarura dhe shumë profesionale ndërkombëtare. Duhet t’i mirëpresim si pozita dheopozita, se janë vetëm në të mirë të vendit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com