Ekonomiku, nesër protestë
masive para bashkisë

Ekonomiku, nesër protestë<br />masive para bashkisë
Studentët dhe stafi akademik i fakultetit Ekonomik nesër do të dalin përpara bashkisë së Tiranës, në protestë kundër ndrëtimeve pa leje që e kanë pushtuar.

Sipas stafit organizativ të kësaj proteste ata do ti kërkojnë kryebashkiakut Basha që të japë vendimin për prishjen e dy ndërtimeve që po ngrihen, njëri në oborrin e fakultetit dhe tjetri në truallin e kampusit universitar.

Studentët e Ekonomikut, që prej 10 ditësh kanë nisur një protestë të madhe, për t’i thënë jo ndërtimeve në ambientet universitare.

Ata kanë bojkotuar sezonin e provimeve të vjeshtës dhe kanë kërcënuar se do të bojkotojnë edhe nisjen e vitit akademik, nëse institucionet përgjegjëse nuk marrin vendime për prishjen e ndërtimeve.


Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)