Ekrani i vënë para Skënderbeut
reagon KMSH: Aspak e qëllimtë
FOTO/Podiumi përpara Monumentit

Ceremonia e festës së Kurban Bajramit është organizuar këtë të premte, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Besimtarët janë falur në orët e para të mëngjesit në sheshin e ri, por ajo që ra në sy ka qenë vendosja e një ekrani që transmetonte ceremoninë, para monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky ekrani vendosur në një skelë disa metra të lartë, uronte besimtarët për Kurban Bajramin.

Kjo u cilësua si mbulim i Heroit Kombëtar, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Por, Sekretarja e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, e kontaktuar nga Shqiptarja.com, sqaroi se vendosja e ekranit nuk është bërë me tendencën për ta mbuluar monumentin e Heroit Kombëtar, duke e cilësuar madje "injorancë" pjesën e aludimit për mbulim, pasi thekson se as nuk është mbuluar.

Sipas saj, ka qenë zgjedhje e organizatorëve vetëm për faljen e Kurban Bajramit, por aspak e qëllimtë dhe e lidhur me mbulimin e monumentit të Skënderbeut.

[gallery]23714[/gallery]
skenderbeu
  (Foto nga Sheshi Skënderbej)



skenderbeu
  (Foto nga Sheshi Skënderbej)

tabela
  (Foto nga Sheshi Skënderbej)

skenderbeu
  (Foto nga Sheshi Skënderbej)

Reagimet për "mbulimin e monumentit të Skënderbeut"

Shkrimtarja Flutura Açka: Sot u bë kurban Heroi Kombëtar i shqiptarëve
Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se “sot u bë kurban Heroi Kombëtar i shqiptarëve”.

“Në Europë duket se po e çojnë Skënderbeun, thotë kjo e shkruara e makinës këtu. Kurban atëherë u bë për Europën, kurban edhe sot për hipokritët që nuk u ngopën. Dje kurban një grua, sot Skënderbeu, nesër Atdheu…”,- shprehet Flutura Açka.

flutra acka fb
   (Postimi i Flutura Açkas në facebook)


Artan Lame: Bëhem njeri hero, për të mbrojtur heronë-njeri
Ndërsa, Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame shkruan se “sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet”, duke shtuar se do të mbrojë “heronë-njeri”

Postimi i plotë i Artan Lames në facebook:
JE SUIS SCANDERBEG
E kam qeshur e jam tallur me Skënderbenë, sa pa dyshim e kam tepruar. Kam bërë ironi dhe i kam rënë në qafë, sa s'di si më ka duruar. Por i kam bërë këto se e dua Skënderbenë njeri me mish e kocka me halle e telashe, jo si një mit të kalçifikuar nga ata që pastaj themi "pale a ka qenë".
Ashtu sikundër çdo i krishterë i mirë, e do Jezunë si njeri që zbriti mes vdektarëve e dha jetën për ta. Ashtu sikundër çdo muhamedan i mirë, e do Muhametin si njeri që ulur këmbëkryq u shpjegon të thjeshtëve udhën e drejtë. Ashtu edhe unë e dua Skënderbenë si njeri që mes njerëzve të tij, me gjoks përballte të keqen e madhe të kohës vet, ndërsa me kurriz mban edhe llafet e kohës sonë.
Por sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet. Sot i zunë të pamët të mos i shihte, neser një zot e di se ç'mund t'i bëjnë.
Ndaj sot jam i gatshëm nga njeri të bëhem hero, për të mbrojtur heronë-njeri. Sot ndjehem i gjithi "je suis Skanderbeg". E në qofshim shumë, s'kanë ç'i bëjnë heroit.
A.


artan lame fb
      (Postimi i Artan Lames në Facebook)
Dule-Ramës: Me një perde nuk mund të fshehësh identitetin e shqiptarëve
Vendosja e ekraneve para Monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu gjatë ceremonisë së festës së Kurban Bajramit në sheshin që mban të njëjtin emër, ka bërë që të reagojë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. 

Kreu i partisë që mbron interesat e minoritetit grek akuzon kryeministrin Edi Rama se po fsheh identitetin dhe historinë e shqiptarëve.

Shkrimi në Twitter i Vangjes Dules
Kaq larg të çon makiavelizmi z Rama sa të mendosh se me një perde mund të fshehësh edhe identitetin, edhe historinë?!

dule ne twitter
(Postimi i kreu të PBDNJ, Vangjel Dule në Twitter)

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Nikollaj: KMSH të kërkojë falje
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Kol Nikollaj thotë se mbulimi i monumentit nuk ka qenë rastësore.

Sipas tij, KMSH duhet të sqarojë rrethanat dhe të kërkojnë falje për këtë gjest. 

"Drejtuesit e Komunitetit Mysliman duhet të kërkojnë falje për gjestin e shëmtuar që ata kanë bërë sot, një ditë e rëndësishme për myslimanët shqiptarë. 
Figura e Skënderbeut vlerësohet dhe lartësohet nga gjithë bota e qytetëruar e s’mund të injorohet nga disa të pafe, që më fenë myslimane i lidh vetëm paraja që vjen nga rrugë të dyshimta nga lindja e mesme
".

Redaksia Online
Er.K/J.Sh/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor