TIRANE-17 zyrtarë të niveleve të ndryshme kanë rënë gjatë vitit 2019 në ‘rrjetën’ e ligjit të dekriminalizimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se nga verifikimit i 163 zyrtarëve gjatë vitit që shkoi, 17 subjekte kanë rezultuar në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, për shkak të parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Zyrtarët janë zbuluar pas verifikimeve të kryera nga njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në bazë të kërkesave të institucioneve publike. 17 zyrtarët janë kallëzuar më pas penalisht për falsifikim dokumentesh, pasi kanë fshehur të dhënat rreth së shkuarës së tyre në formularët e dekriminalizimit.
Departamenti Administratës Publike ka referuar në njësinë e dekriminalizimit 71 kërkesa për verifikim të zyrtarëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë 40 kërkesa, Kuvendi 21 kërkesa, Këshilli i Lartë Gjyqësor 50 kërkesa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 9 kërkesa, Gjykata e Lartë 8 kërkesa dhe individët kanë bërë 5 kërkesa. Nga 204 kërkesa, janë shqyrtuar vetëm 163, ndërsa të tjerat janë mbartur për vitin 2020. Sa i takon nivelit dhe pozicionit, 2 zyrtar të prekur nga ligji i dekriminalizimit janë të nivelit të lartë, gjashtë subjekte janë të nivelit ekzekutiv, gjatë të tjerë të nivelit drejtues dhe tre subjekte të nivelit të mesëm.
Vetëm gjatë muajit janar 2020, njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka regjistruar 21 kërkesa për verifikimin e zyrtarëve të niveleve të ndryshme nëse janë apo jo në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. Shtatë kërkesa janë bërë nga Departamenti Administratës Publike, 9 kërkesa nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, 1 kërkesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, 1 kërkesë nga KQZ, 1 kërkesë nga Lëvizja Qytetare Sopoti dhe 2 kërkesa nga Partia Demokratike. Ligji për dekriminalizimin është miratuar në vitin 2015. Zbatimi i ligjit ka ‘djegur’ disa deputetë, kryetarë bashkish dhe një numër të konsiderueshëm drejtorësh.
(Kliko ketu per te lexuar verifikimet e Njesise se dekriminializimit )
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor 2024, 17:10
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor 2024, 18:32
-
Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi
15 Nëntor 2024, 12:53
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë
12 Nëntor 2024, 21:39
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor 2024, 10:48
-
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor
22 Tetor 2024, 17:50
-
Gjykata detyron KLGJ që të paguajë magjistratët nga momenti i diplomimit
17 Tetor 2024, 21:15
-
SPAK e akuzon Leonard Hiden për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte shef Krimesh, KQZ do lejojë kryebashkiakun e Libohovës të mbajë mandatin (DOKUMENTI)
16 Tetor 2024, 14:13