Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 11 qershor 2020, me një vendim të paprecedentë, vendosi të shkarkonte Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, duke mbështetur kërkesën e presidentit Ilir Meta, për deklarimin e mbarimit të mandatit. Edhe pse Kushtetuta parashikon shprehimisht se anëtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet dhe se KLGJ-ja nuk ka asnjë kompetencë të shkruar në ndonjë ligj për të shqyrtuar çështjen e mandateve të gjyqtarëve të lartë, gjashtë anëtar të KLGJ janë votuar pro shkarkimit të Ardian Dvoranit, duke u pozicionuar në këtë luftë në krah të Ilir Metës. Ata janë Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj dhe Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli, Marçela Shehu

Gjatë diskutimeve të zbardhura nga Raport TV, më e ‘zjarrta; kundër Ardian Dovranit është shfaqur anëtarja Brunilda Kadi, e cila ka kërkuar jo vetëm shkarkimin e Dvoranit, por edhe moslejimin e tij që të shërbejë në Gjykatën e Apelimit. Zonja Kadi ka deklaruar se Dvorani nuk i plotëson kriteret si gjyqtar në Apel. “Unë jam dakord që z. Dvorani i ka mbarur e drejta për të vazhduar ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë dhe kundër propozimit që ai ka të drejtë që të zgjedhë për t’u caktuar në një gjykatë apeli, pasi nisur nga përvoja profesionale që ka z. Dvorani, mendoj se nuk i plotëson kriteret për asnjë nga apelet të çdo juridiksioni në Republikën e Shqipërisë”, ka pohuar zonja Kadi.

Ndërkaq, kryetarja e KLGJ Naureda Llagami si dhe anëtarët Maksim Qoku, Medi Bici dhe Brikena Ukperaj kanë votuar kundër propozimit për largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Duke iu referuar Kushtetutës, katër anëtarët kanë theksuar se mandati i Ardian Dvoranit mbaron vetëm kur zëvendësohet. Votat në KLGJ janë ndarë 6 pro kërkesës së Ilir Metës, i cili bashkë me Sali Berishën, ka nisur një betejë kundër Dvoranit dhe 4 kundër kërkesës së Metës. Anëtari i 11 Dritan Hallunaj nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje për arsye shëndetësore. Por, edhe sikur të ishte i pranishëm, vota e Hallunajt nuk do ta ndryshonte linjën por Metës dhe kundër Dvoranit.

Anëtarët pro largimi të Dvoranit

Brunilda Kadi

Erjon Muharremaj

Ilir Toska

Alban Toro

Fatmira Luli

Marçela Shehu

Anëtarët kundër largimit të Dvoranit

Maksim Qoku

Medi Bici

Naureda Llagami

Brikena Ukperaj