Nga raportit rezulton se mbulimi me shërbimin e ujësjellësit apo dërgimit të ujit të pijshëm në banesa dhe subjekte bëhet vetëm në 80% të territorit ku rezulton se në 20 % nuk ofrohet fare ky shërbim duke lënë një pjesë të konsiderueshme kryesisht në zona rurale pa tubacione uji. Kritike paraqitet situata në pjesën e kanalizimeve ku përfshihen dhe ato të ujërave të zeza nga ku sikur dhe shihni në këtë faksimile ky shërbim ofrohet në nivelin 50% në të gjithë vendin
Ky raport flet edhe për matjen e ujit që hidhet në sistemin e tubacioneve me shpërndarje deri tek konsumatori ku nga 10 litra ujë që pompohen maten vetëm 6.8 litra dhe sasia tjetër prej 3.2 litra nuk matet duke u faturuar afrofe ose llogaritet si humbje në rrjet. Referuar këtij raporti rezulton se përgjatë vitit që lamë pas 2017 uji pa të ardhura përllogaritet në nivelin e 35 % pasi 65 % arkëtohet duke e përkthyer në litra rezulton se nga 10 litra, 3.5 prej tyre nuk arkëtohen dhe pse konsumohen.
Arkëtimet përgjatë vitit 2017 kanë pësuar një ulje me 8% sipas këtij raporti dhe ekspertët shprehen se në uljen e arkëtimeve ka ndikuar qenia e një viti elektoral siç ishte 2017-ta. Ndalur tek abonentët me lidhje të paligjshme në të gjithë vendin sipas raportit dërguar parlamentit rezulton se ata janë 20 % e totalit të abonentëve që kanë ujësjellës kanalizimit në të gjithë vendin ose në 10 abonentë 2 prej tyre janë informal. Po ashtu ReportTv ka mësuar ekskluzivisht se pas Tiranës dhe Durrësit kanë aplikuar për të rritur tarifën e ujit edhe 7 shoqëri mes tyre Ujësjellës Kanalizime Maliq, Gramsh, Krujë, Malësi e Madhe, Shkodër, Skrapar dhe Fier.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO






