TIRANE-Grushte e deri në përdorimin e armës ka shkuar konflikti mes Vladimir Kostës kur ishte tregtar dhe një personi 17 vite më parë.
ReportTv zbardh ekskluzivisht dënimin e 17 viteve më parë dhënë nga Gjykata e Tiranës ndaj deputetit Vladimir Kosta, asokohe biznesmen.
Sipas vendimit rezulton se pas një konflikti fizik me shtetasin E.Topi për zënien e rrugës Kosta ka përdorur armën pa leje duke qëlluar në ajër dhe plumbi ka rënë mbi makinën e Topit.
Në gjykatë Kosta ka pranuar akuzën e prokurorisë, ndërsa ky dënim rezulton se nuk është pasqyruar në formularin e Dekriminalizimit.
Në këtë dënim ajo që bëhet publike për herë të parë është fakti se Kosta është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër teksa shtetasi E.Topi me të cilin ai është konfliktuar është larguar me vrap.
Siç dhe shihni në vendimin e siguruar nga Report Tv rezulton se më 17 qershor të vitit 1999 pas një konflikti për zënien e rrugës me makinë shtetasi Vladimir Kosta ka nxjerrë armën pa leje dhe ka qëlluar e një nga plumbat ka kapur automjetin e shtetasit E.Topit.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Hoxh Vogli” ndërsa sipas hetimeve të prokurorisë këta dy shtetas janë konfliktuar dhe më parë.
Në gjyq Vladimir Kosta aso kohe tregtar e ka pranuar akuzën e armëbajtjes dhe ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për dënimin me 10.000 lekë gjobë.
Dënimi është shpallur më 19 Prill 2000 dhe rezulton se ka mbetur në fuqi.
Ky dënim nuk është pasqyruar në formularin e Dekriminalzimit çfarë ka ka bërë që prokuroria të kërkojë heqien e mandatit të Kostës në
KQZ.
(Faksimile e vendimit qe denoi Vladimir Kosten kur ishte tregtar)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34