Ekskluzive/ Akuzoi zyrtarët amerikanë për gjobvënie, DASH për Report Tv: Akuza qesharake, Berisha me korrupsion të theksuar!14 Maji? Duam zgjedhje të ndershme

TIRANË- Akuzat e ngritura drejt zyrtarëve të lartë amerikan për gjobvënie nga Sali Berisha u hodhën poshtë sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një komunikim ekskluziv për Report Tv, DASH i cilëson akuzat e Berishës qesharake.

“Akuzat e Sali Berishës, i cili u sanksionua nga Sekretari i Shtetit për korrupsion të theksuar, janë qesharake. Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë përkushtimin tonë ndaj demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit”, theksohet në komunikatë.

Teksa na ndanë pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore, SHBA u bënë thirrje të drejtpërdrejtë partive politike për zgjedhje të ndershme.

“Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të angazhohen në diskurs konstruktiv dhe të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme", thuhet në reagim. 

Ky qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen menjëherë pas akuzave të ngritura pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha i  cili i bëri thirrje Kongresit Amerkan të hetojë veprimtarinë e Ambasadores Yuri Kim, të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Gabrel Ecobar, me pretendimin se po vendosin gjoba njëjtë si Mc Gonigal.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 02/03/2023 08:43

    Amerika e bëri të qartë në 19 maj 2021 se Sb është faqa e zezë e Shqipërisë në 32 vite: Është i korruptuari madh,Minues i demokracisë,Shpërfills i drejtësisë..dhe që Sb duhej përjashtuar nga PD.Por Luli e përjashtoi nga grupi kuvëndor një vendim i drejtë i tij.Por Sb thirri në ndihmë disa deputet b..lëpirs dhe militant horra duke organizuar FOLTORET në Shqipëri,Amerikë,Greqi,etj.Bombardoi zyrat e SHQUP dhe zuri me forcë kolltukun e PD duke sulmuar DASH-RAMËN-SOROSIN-BASHËN-AMBASADOREN AMERIKANE,ETJ. -Nëse SPAK do të kryente detyrën saktë Sb duhej arrestuar për 101 fakte që lidhen me akuzat e mësipërme.Por Arben Kraja i SPAK u bë njësh me Sb duke i kërkuar fakte DASH.!! -U hapën dosjet e Gërdecit,21 Janarit,Kl.Partizani,CEZ-DIA..dhe SPAK e kthen dosjen e 21 janarit me fakte të reja për URDHËR VRASJE..ja kthen dosjen Gjykatës së Tiranës e cila në 32 vite i ka bër gjëmën këtij vëndi duke mos arrestuar kokat e krimit dhe për nxjerrjen nga burgu të hajdutëve e vrasësve KILLER.

    Përgjigju
  • Fakti: 02/03/2023 01:19

    Eshte qe ndersa ne SHBA ka nje gjykim federal dhe hetim nga Kongresi dhe Senati mbi korrupsionin dhe shperdorimin e rende te detyres nga zyrtare/ish zyrtare te larte te FBI, ne Shqiperi nuk ka nje te ngjashem ndaj ish kryeministerit hyrja e te cilit u ndalua ne SHBA me arsyetimin per pefshirje ne korrupsion te madh.

    Përgjigju
  • Diti: 01/03/2023 21:48

    Mcgonigal dihet qe i vuri gjobe cunave oligarke , pastaj nese i ndau leket me Ramen kjo eshte per tu diskutuar ! Besoj e mbani mendi ku ziente gjithe Tirane qe Kastrati me Zamirin do shpalleshin non grata si oligarke , cunat paguan dhe shpetuan por e hengri Sala qe s,pagoi gje ???????????????? te na rroi Big Brother se popull karagjoz jemi mire na e bejne ????????????

    Përgjigju
    • Arbërori: 02/03/2023 01:24

      Të lumt o Shqiptarë…!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën