Ekskluzive/ Iu vodhën 120 mijë euro, Alda Klosit i dhuruan 2 shtëpi në Shëngjin në 2021! Bashkëpronare e 5 pasurive të paluajtshme në Tiranë

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, e cila ka denoncuar pastruesen Rozeta Dobin se i ka vjedhur në banesë rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri, është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të palujtshme dhe e një makine. Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht të dhëna zyrtare mbi pasuritë e zonjës Klosi, e cila ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.

Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Zonja Klosi ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

42-vjeçarja Klosi ka pohuar se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë.

Mbetet për t'u parë nëse Alda Klosi i ka deklaruar paratë që mbante në banesë dhe bizhuteritë pranë ILDKPKI si subjekt i deklarimit të pasurive, si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/01/2023 01:13

    Kjo zonja per sherbimet qe ka bere,i ka merrituar keto dhurata,por e mbaka kaparin pak te larte.Ajo arka me peshk qe iu kap nje tjeter zonje duket pa vlere ne krahasim me apartamentet e kesaj tjetres.Akoma kualifikohet per 20.000 leke bonus pas ketyre gjetjeve interesante??!!

    Përgjigju
  • Goni: 10/01/2023 15:56

    Me kete popull idiota e pa kulture vetem ver llapa ngeli pa u bo deputet

    Përgjigju
  • Don Zhuani: 10/01/2023 15:28

    Po c'jane keto dashnore kaq te lodhur qe pallojne nje shkarravine si puna e kesaj qe as operacionet plastike nuk i bene derman? S'kishin femra icik me te lezetshme per ti bere dhurata?

    Përgjigju
  • andy: 10/01/2023 14:46

    te gjindet kush ia dhuroi keto shtepi....

    Përgjigju
  • Fshati: 10/01/2023 14:30

    Sa e trashe, ka lajmeruar policine se me vodhen leket qe i kam vjedhe me djerse.

    Përgjigju
  • aldo: 10/01/2023 14:03

    te denohet

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/01/2023 12:56

    Te na rroje pastruesja qe vodhi e qe na hapi syt per nje lavire,imagjinoni sa ka si puna e kesaj baxhelles qe akoma nuk i kane vjedhur pastruset.. Shtet kurv,varen veten per 30 mij lek drita te papaguara kryefamiljar,dhe bucet si kjo nuk dine sa mijra euro kan.

    Përgjigju
  • Dritan: 10/01/2023 12:46

    Si nuk na dhuruan neve leke,shtepi, etj mor jahu.Vetem ketyre te shteti i dhurojne masivisht shtepi,toka,para te thata etj.

    Përgjigju
  • genti: 10/01/2023 11:46

    nqs kjo nuk arrestohet dhe denohet atehere kot qe flasim ,me mire emigrim pastaj ....

    Përgjigju
  • Suela: 10/01/2023 11:40

    Imagjinoni cfar pasurie ka Ahmetaj minister e zevendeskryeminister kur nje sekretare ka keto shuma marramendese.SPAK esht nje tjeter organ i korruptuar sic eshte cdo hallke e ktij shteti te qelbur nga koka.

    Përgjigju
  • PROF: 10/01/2023 11:38

    Më mirë të jesh sekretar i A.Ahmetajt për 2 vjet se sa të punosh si Profesor në fakultetin e inxhinierisë së UPT-së për 40 vjet. Urime shoku Enver Hoxha! Kjo është ajo që krijove dhe na la!

    Përgjigju
    • Mali: 10/01/2023 23:01

      Prap pa kapele Enveri.. Po ne aq vjeçe sa eshte Alda kemi ne demokracine e famshme.. Mire per 40 vjetet e komunizmit e kishte ai fajin po edhe per 40 vjetet e "demokracise"prap ai e ka fajin.. Po me vjen ndermend ai skeçi me Canen :Ke faj o Cane..

    • Historia: 10/01/2023 12:56

      Po Enveri çfare hyn ketu? Kur te thoshte Enveri qe ne kapitalizem paraja eshte e vetmja vlere nuk e besove. Ai te pakten nje here ne 5 vjet i shkonte ne plumb bashkepunetoret me te llastuar.

  • Gripi: 10/01/2023 11:20

    Spaku i leshit. Arestojeni dhe bllokojini pasurine cfare prisni? Apo denuat vetem 3 vite Reqin e Korces kur nderkohe ka tentuar ta helmoje dhe jo vetem te ndryshoi deshmine e Luftar Recit. Po gardiami qe u kercenua dhe e morret ne mbrojtje ku vajti? Apo e late rrugeve ta shqyejne.

    Përgjigju
    • Fiku: 10/01/2023 11:40

      Po c’pak o Firak? Mos erdhen nga qielli kto te spakut. Po ska popull, ehe. Aty administrata esht 100 mij. Popull 2 milion. Imagjino sa pasuri ka Shqiperia, qe ka nje Pasha per 20 vete. E kuptoni. Ato qe mund bejn revolucion ikin. Ne Fryjm syte e presim sikur mrekullia do ndodhe vete. Haaa

  • Shqiptar: 10/01/2023 10:46

    Me falni si shpjegohet qe populli me veshtiresi arrin te siguroj nje shtepi te thjeshte ..nderkihe zonjes dhe zotrinjve me pushtet ju dhurojne shtepi ne Shengjin.. apartamente te shumta ne Tirane? Hasta La vista Albania.. mos te pafsha me kurre derisa te jene parazitet e pa cipe ne pushtet

    Përgjigju
  • Loni: 10/01/2023 10:44

    Prandaj Jep Veliaj Leje pa mbarim pallate lliksi dhe cudtitrisht u shitkan , i blejn vet keta nga 10 hyrje se nuk kan te cojn leket. Dhe per hallexhiun cmimi bomb prej korrupsionit qeverita.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja