Ekskluzive/ Arresti për Doshin e 
Frrokun, A1Report: Ja përgjimet
PDF - Raporti i plotë i Prokurorisë

Ekskluzive/ Arresti për Doshin e <br />Frrokun, A1Report: Ja përgjimet<br />PDF - Raporti i plotë i Prokurorisë
TIRANE - A1 Report zbardh kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar parlamentit ku i kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
 
Sipas argumenteve të Prokurorisë në 7 faqe, thuhet se në sajë të hetimeve plani për një atentat të mundshëm ndaj deputetit të përjashtuar nga PS dhe demokratit Mhill Fufi u sajua nga Doshi e Mark Frroku duke përdorur 36-vjeçarin nga Fushë-Kruja Durim Bamin. Ne dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga A1 Report thuhet se ka qene nipi i deputetit Tom Doshi ai i cili e ka prezantuar me Durim Bamin. 

Në kërkesën që Prokuroria i ka dërguar Kuvendit, thuhet se Doshi, Frroku dhe Bami kanë krijuar prova të rreme. Sipas kësaj shkrese të Prokurorisë, ka prova se Frroku ka gënjyer me deklaratën e tij se nuk kishte asnjë njohje me Durim Bamin. Qëndrimi i deputeti u kundërshtua nga kamarierët e lokalit "Antika" në pronësi të Tom Doshit, të cilët kanë deklaruar se kanë arë ulur në tavolinë disa herë deputetin kristian demokrat Frroku bashkë me Doshin dhe Bamin.

Edhe ky i fundit sipas Prokurorisë, e ka pranuar që ka pasur takime të shpeshta me Frrokun. Ne dokument sqarohet se Bami eshte pyetur drejteperdrejte nga grupi hetimor nese kishte njohje me deputetin Mark Frroku, dhe pergjigja e tij e pare ka qene jo. Por kur Prokuroria i ka treguar Bamit nje foto te Frrokut te siguruar nga sistemi TIMS, Bami eshte pergjigjur se personin ne fjale e njihte por nuk kishte dijeni qe ishte deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku dhe se e kishte takuar disa here.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, nga përgjimet mes Doshit dhe Bamit konfirmohen akuzat e ngritura ndaj deputetëve. Bami është përgjuar në në një nga dhomat e prokurorisë, ku gjatë bisedës me Doshin i ka qëndruar versionit të tij se gjithçka ishte një sajesë dhe këtë fakt sipas tij e dinte Tom Doshi dhe ai tjetri (që në këtë rast nënkupton Mark Frrokun).
 
“Këtë gjë dimë unë, ti dhe ai”, është fjala e Durim Bamit e përgjuar nga Prokuroria dhe e përmendur në dokument.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, Bami ka dëshmuar para grupit hetimor: Doshi më kërkoi që të gënjeja. Po nga dëshmitë e 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja, citohet shprehja: “Ministri Tahiri më kërkoi të bëja deponimin, por nuk e bëra se e dija që ishte gënjeshtër”

Durim Bami u pretendua nga Doshi se ishte vrasësi i paguar nga Meta për dy atentatet kundrejt 600 mijë eurove (500 mijë euro për Doshin, 100 mijë euro për Fufin)

kerkesa

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi këtë të premte arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi sipas hetimeve të bëra në tre javë nga Krimet e Rënda rezulton se dy kolegët deputetë kanë inskenuar atentatin e mbetur në tentativë gjashtë muaj më parë. 

Duke i akuzuar deputetët për tre vepra penale, "Kallëzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, Prokuroria i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e Frrokut dhe Doshit, çka konsiston në vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit.
 
PDF - Raporti i plotë i Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!