Teksa ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka përfunduar në pranga dhe pret përballjen me drejtësinë pas videoskandali seksual në zyrë, Partia Socialiste nuk humb kohë. Në selinë rozë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një figurë të re e dinjitoze sipas tyre për ta rikonfirmuar socialist të parin e qytetit verilindor.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë 4 figura që e kanë kaluar filtrin e parë të vlerësimit pozitiv.
Ali Hallaçi, aktualisht mban postin e prefektit të Kukësit, kandidat që përflitet brenda kampit socialist dhe strukturave vendore në zonë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Hallaçi ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010, ndërsa nga maji i vitit 2022 mban postin e prefektit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se në sitën e socialistëve do të kalojnë edhe 3 emra të tjerë. Granit Gjana, drejtuesi aktual i bashkisë, i emëruar nga Këshilli Bashkiak pasi mbante postin e nënkryetarit deri në momentin e shkarkimit të Safet Gicit. Gjana është gjithashtu një ndër preferencat kryesore të Socialistëve.
Dy kandidatët e tjerë të mundshëm që përfliten janë, Astrit Dobrushi anëtarë i këshillit bashkiak Kukës, biznesmen, si dhe Albert Halilaj, ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës.
Nga burimet mësohet se drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko ka zhvilluar takime me 4 kandidatët e mundshëm për garën e ardhshme
Sa i përket kampit rival, i vetmi emër i cili dëri më tani ka konfirmuar kandidimin është Admir Sinamati. Ish-rivali i Gjicit më 14 maj nën siglën e Bashkë Fitojmë tha se do të hyjë sërish në garën që pritet të zhvillohet 2 javët e para të muajit gusht.
Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Njoftimi vakancës bëhet 15 ditë nga mbarimi i afatit për ankim në Gjykatën Kushtetuese, pra data 31 korrik.
Sipas procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor, kryeministria fillimisht do të njoftojë institucionin e presidencës për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse. Pas njoftimit zyrtar për vakancën e krijuar, Presidenti i Republikës brenda 48 orëve do duhet të marrë vendimin për një datë të re zgjedhjesh të pjesshme, e cila sipas parashikimeve kushtetuese pritet të jetë 6 gushti ose 13 gushti.
Ky personi me emer Ali Hallaçi eshte njeri pa emer. Ai nuk eshte as hoxhe as prift(politikan), por nje karabush se nuk dihet se kush e ka futur ne politike. Thuhet se e ka futur xhaxhai i tij Nazmi Hallaçi, nje hajdut doganash qe kercenonte dikur ne Morin me pistolete shoferet qe ti jepnin para. Ai kishte mbrojten e nje tjeter hajduti si Petrit Ago, ish drejtor doganash ne Shqiperi. Hoxhe Hallaçi i shkolluar ne Siri mund te marre rreth 100 vota, por jo te besimtareve pasi KMSH-ja e ka shkarkuar per hajdut. Ky hoxha shoqeron Pandeli Majon ne Kukes dhe Pandeliri ja permend emrin, pasi parti socialiste ne Kukes nuk ka. Vota i ka fituar Safet Gjici i cili kishte bere shume pune ne Kukes dhe ishte buldozer. Me vidion qe i doli ishte buldozer per te gjitha punet. Ne Kukes duhet nje kandidature buldozer si puna e Gjicit, por jo me veset e tij.
PërgjigjuPo nxirrni naj djale qyteti, qe eshte lind e rrit aty se ka djem kuksi boll
PërgjigjuPse o Arben do qe te bash edhe ti video me Safetin heres tjetër. Turp nga Myfti ne Prefekt
PërgjigjuKeqardhje qe nuk konkuron perseri Safet Gjici! Fitorja e Safetit do te ishte nje grusht perfundimtar per opoziten, sepse edhe ne keto rrethana favorizuese per te(opoziten), do kishte pesuar humbje te thelle! Gjithsesi cilido qofte kandidati socialist fitorja do jete e thelle, sepse populli e urren shume opoziten!
PërgjigjuBravo, per sot e sigurove sufllaqen me komentin. Deri sa tjua fuse Safeti ne goje te gjitheve atehere do ti vendosni gishtin kokes dhe do ftilloheni se ky sistem vetem Safete ka prodhuar. Ka prodhuar aq shume sa dhe vete kelyshet e sistemit si Pandeliu kur duhet te flasim operojne gojen dhe nuk flasin dot. Turp qe Kuksianet pranojne degjenerim te tille.
Po na thua që popullit i pëlqen puna me gojë? E ke nga eksperienca personale apo me të dëgjuar në familje?