TIRANE-Gazetari i Report Tv Artan Hoxha mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' ka zbuluar duke bërë publik një rast të trafikut të kokainës që erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontenier me banane, por që nuk u zbulua nga skaneri në portin e Durrësit. Kontenieri u tërhoq nga pronari i kompanisë së bananeve dhe u dërgua në magazinë në Patos, por gjatë natës persona të armatosur kanë dhunuar rojen duke marrë më pas pakot e kokainës, që sipas tij llogaritet që të kenë qenë 100-130 kg.
Hoxha ka publikuar ekskluzivisht për Report Tv edhe pamjet e kontenierit me banane që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e aspiratorit në pjesën frigoriferike. Rruga që ka ndjekur kontenieri me banane ku ishte fshehur kokaina është e njëjta me rastin e atij të pak javëve më parë kur u zbuluan 137 kg kokainë.
Por ndërsa rasti i parë u zbulua nga DEA në portin e Pireut në Greqi, kontenieri në fjalë arriti që të kalonte në të gjitha portet në fund edhe në Durrës duke përfunduar në Patos. Policia e mësoi rastin vetëm pas denoncimit të rojes së kompanisë në Patos ku dhe pa nga afër atë që kishte ndodhur. Pas ngjarjes nga policia u zhvilluan dy operacione në Portin e Durrësit në datë 25 Tetor dhe në datë 29 Tetor në Doganën e Tiranës, pasi u dyshua se sasia ishte më madhe, por në fakt nuk u zbulua asgjë.
"Në datë 21 Tetor një kontenier që kishte ardhur nga i njëjti vend që u kap ai orizi, Guajakili në Ekuador-porti i Pireut Athinë-Durrës, pasi kishte qëndruar 4-5 ditë, kishte shkuar pronari që kishte porositur bananet dhe e kishte çuar nga Durrësi në magazinat në Patos, ndërsa gjatë natës një grup i armatosur i marrin peng rojën, i hapin kontenierin nga jashtë. Që do të thotë se ky që ka bananet nuk ishte brenda rrjetit. Droga ishte vendosur sikur ajo e 137 kg, në pjesën e jashtme frigoriferike.
Kontenieri hapet me kodet e që i dërgon kompania nga vjen malli, në rastin konkret çelësat kanë ardhur në rregull, garancia ka qenë se ngarkesa ka qenë në rregull, por kompania nuk të jep garanci për pjesën e jashtme, pasi gjatë kohës që qëndron në port aty bëhet ndërhyrja. Në rastin konkret, ngarkesa erdhi, nuk u interceptua, i kaloi Greqisë, hyri në portin e Durrësi, se cfarë ka ndodhur aty nuk e di, por edhe në rastin e parë te ai që doli me çantë (rasti i 137 kg kokainë) bëri të njëjtën gjë, vajti si zotëri e mori dhe doli. Sistemi jonë i sigurisë doli defektoz, nuk e kapën. Por cfarë është ky grup që e grabit në magazinë.
Ngjarja është mbajtur sekret, nuk është dhënë në komunikatë, e mora rastësisht informacionin. Në datë 25, 400 forca policie, 10 qen kufiri, 2 drone hynë në port dhe kontrolluan 106 kontenier, pasi nga Ekuadori ishin edhe 3 të tjerë, dhe nuk u gjet gjë. Këta kërkuan në 106 konternier nëse kanë të tjerët, por u kërkua me hamendje dhe jo informacion. Qëllimi i kontrollit ishte kokaina që humbi. Nga gjithë ai operacion nuk u gjet gjë tjetër. Dje u bë një kontroll tjetër i njëjtë në doganën e Tiranës, u kontrolluan 70 kamionë për ngarkesë tjetër, pasi dyshojnë se ishte më e madhe ajo që erdhi.
Edhe në datën 29, dje nuk u gjet gjë. Por nuk kapen sasi të tilla me fushatë. Deri në momentin që e kam publikuar dhe pashë reagimin heshtje të nesërmen. Për fat të mirë burimi që ma dha ma dokumentoi. Në foto është pjesa e jashtme e kontenierit, frigoriferi, në pjesën e aspiratorit, edhe në rastin e parë edhe këtë herë aty kanë qenë futur, sasia dyshohet 100-130 kg.
Por ky është ky grup kaq i fuqishëm që e futën, e morën dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Edhe pse DEA është aty, linja po funksionon. Ajo ngarkesë është 23-24 mijë euro kg. Nuk u gjet dot kush e mori, skanerit i shpëtoi kjo gjë. Ky është i radhës që dëshmon që ne jemi pjesë e kësaj rruge, që grupet tona kanë fuqinë të bëjnë operacionin në tre kontinente" tha Hoxha.
Dikush nga më lart e ka dorën aty,sepse sceneri është mjet dhe nuk flet apo jo...
Përgjigju