Ekskluzive/ Balaj dhe Roshi rrëfejnë karantinën në Austri: Rama të vendosë dorën në zemër për sportin! Gola jashtë fushe? S'kemi porta...

Dy lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit Odise Roshi dhe Bekim Balaj në një intervistë ekskluzive në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv me gazetarin nga Austria rrëfyen si po e kalojnë karantinën, stërvitjen në kushtet e shtëpisë, ndërsa kishin edhe një apel për kryeministrin Edi Rama që të vendosë dorën në zemër për të mbështetur sportin në këtë moment të vështirë, pasi shuma prej 30 mijë lekësh që vendosi FSHF-ja është e pamjaftueshme sipas tyre për një futbollist.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Bekim Balaj tregoi si po stërvitet në këto ditë që ndodhet në karantinë. Shkodrani tha se ushtrimet për të qenë në formë i kryen në park, pasi masat janë pak më të lehta se në Shqipëri. "Kjo ka qenë periudhë për të gjithë e vështirë, por për ne njerëzit e sportit, një muaj në karantinë në Austri. Por mund të them se më e vështirë është jeta dhe siguria se aktivitetet sportive. Shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt dhe të kthehemi në normalitet.

Jemi mundur, kemi bërë stërvitje në planin individual më shumë, afër shtëpisë kam një park. Këtu nuk është si në Shqipëri, ku masat janë shumë të rrepta, këtu kemi qenë pak më të mirë. Nuk lejohet grupi i njerëzve më shumë se dy persona në park, por ka mjaftuar për të pritur me padurim që gjithcka të kthehet në normalitet. Këtu do të ketë lehtësime pas datës 14 apo 16, pas Pashkës, biznesi i vogël do i kthehet normalitetit por rregullat do të jenë strikt, por do të provojnë gradualisht. Pak më herët po dëgjoja kisha një lidhje me një mik timin, Gazonin e kam pasur shok gjimnazi, më vjen mirë kur dëgjon që shqiptarët bëjnë gjeste të tilla, e përgëzoj dhe e falenderoj për këtë gjest që na bën krenarë të gjithëve" tha Balaj.

E njëjta situatë edhe për Roshin, ku në Rusi sporti është pezulluar deri në 4 maj. "Stërvitje në shtëpi, sepse klubi në Rusi më ka dhënë ca ushtrime për t'i bërë në shtëpi. Në Rusi është ndaluar futbolli deri në 4 maj, shpresojmë të fillojë shpejt se nuk rrihet pa stërvitje. Tani i marrim të dhënat nga WhatsApp"tha Roshi. 

E ndërsa theksoi se në Austri, ku ai luan, shteti do i paguajë lojtarët me thuajse pagën që marrin për tre muajt në vijim duke ndihmuar klubet, referuar debatit në Shqipëri dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me deklarimet e ekipeve, Balaj tha se shteti nuk duhet të kujtohej tani, por të ishte më rigoroz më parë. Ai theksoi se futbolli ka nevojë për ndihmë në këto momente.

"Politikën e ndjekim, jemi të lidhur, por momentalisht gjithë fokusi është te sporti. Më erdhi mirë kur e dëgjova këtë nisëm që mori federata. Futbollistët nga kjo jetojnë, pagesat janë shumë të rëndësishme, ndoshta nuk është gjetur gjuha e përbashkët me qeverinë. Ne në Austri kemi firmosur një kontratë për tre muajt e ardhshëm pagesa bëhet nga shteti i Austrisë thuajse e plotë dhe nuk paguan klubi. Por në Shqipëri qeveria nuk ishte asnjë mbështetje për futbollin, më vjen keq, pasi edhe futbolli si të gjitha bizneset po vuan...duhet ndihmë.

Nuk dua të hyj shumë në detaje, ndoshta është edhe e vërtetë ajo që thotë kryeministri. Ndoshta i bie edhe qeverisë që të jetë më rigoroze dhe jo të kujtohet sot. Cdo futbollist firmos një kontratë dhe më e pakta të paguhet në bazë të asaj".

Por a janë të mjaftueshme 300 mijë lekë në muaj qe vendosi sot FSHF-ja për një lojtar në Shqipëri? "Jo! E kam dëgjuar edhe kryeministrin, por të gjithë tani kanë nevojë për diçka ekstra dhe besoj se 300 mijë lekë janë shumë pak për një lojtar, të gjithë duhet të vendosin dorën në zemër, pasi edhe ata kanë familjet e tyre" tha lojtari tjetër i kombëtares Odise Roshi. Por si do të ndikojë kjo periudhë në grumbullimet e kombëtares? "Situata është e vështirë, pasi koha është kundër, duhet gjetur koha për ta zëvendësuar. Kemi biseduar me drejtuesit e klubit këtu dhe do të ketë një mbledhje nga federata austriake, UEFA ka qenë rigoroze për vijimin e kampionatit për mbylljen e kampionatit' tha Balaj.

Ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana ditët e fundit nga karantina rihapi debatin për një kombëtare të vetme futbolli, pasi kështu së bashku me Kosovën do të ishim më të fortë. Idenë e tij e mbështet edhe Odise Roshi. "Ajo do të ishte një gjë shumë e mirë, sepse jemi një komb, por tani ajo gjë është vendosur dhe secili ka kombëtaren e vet, por do të ishte mirë të kishim një kombëtare, është e drejtë ajo që ka thënë ish-kapiteni kuqezi' tha Roshi.

Balaj shton përtej kombëtares. "Kjo dëshira është e madhe që të kemi një kombëtare, por ndoshta është e lidhur edhe me politikën, por pse jo në të ardhmen të kemi jo vetëm një kombëtare, por edhe një komb dhe një shtet të vetëm" tha sulmuesi shkodran. Gjatë intervistës për Report Tv me dy lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit Bekim Balaj dhe Odise Roshi nuk munguan batutat. Të pyetur nëse këtë periudhë kanë shënuar ndonjë gol jashtë fushe, Balaj duke qeshur tha se "Po stërvitemi pa porta....na mungojnë golat".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë