Kthehet Nallbani. Natyrisht, jo në katërkëndëshin e Tiranës, por si analist. I njohur për batutat dhe marrëdhëniet, kryesisht korrekte, me mediat, “Tata” këtë herë është shfaqur paksa më ndryshe: më i pozicionuar dhe më i drejtpërdrejtë. Sipas tij, klubi i Tiranës është drejt degradimit, ndaj duhet një ndërhyrje urgjente, e cila gjithsesi nuk duhet të jetë thjesht sipërfaqësore, por që të zgjidhë një herë e mirë problemin e financave.
Tirana po kalon një nga momentet më të vështira, ndonëse kalimi nën administrimin e Bashkisë më 2011 pritej që të sillte një rritje më cilësore...
Është realisht për të ardhur keq dhe mua e shumë personave që kemi kaluar një periudhë të gjatë të jetës sonë në atë klub na dhemb edhe më shumë. Nuk ka bërë vaki kurrë, të paktën në këto dy dekadat e fundit që klubi të vuajë kaq shumë për financa dhe organizim.
Pse ka ndodhur kjo, sipas jush?
Për t’iu përgjigjur kësja pyetje do duheshin faqe të tëra gazetash, por unë po e thjeshtoj. Pikë së pari, që me kalimin e klubit në shoqëri aksionere me 100 përqind të aksioneve në pronësi të Bashkisë pati goxha problematikë dhe pak, për të mos thënë aspak transparencë.
Që lidhet me çfarë?
Me vlerësimin e klubit në radhë të parë. Të gjithë e dinë që Tirana nuk mund të vlejë më shumë sesa një skuadër e kampionatit italian, pasi është afërmendsh ta mendosh një gjë të tillë. Sipas meje, nga 30 milionë euro që duhej të ishte realisht vlera e klubit, të paktën me aq sa kam unë dijeni, pasi nuk jam ekspert për këtë gjë, u çua në 60 milionë euro. Që këtu Bashkia u tha biznesmenëve: ”Larg duart nga Tirana”.
Për çfarë arsye mendoni se Bashkia e ka bërë këtë gjë?
Nuk di ta them me siguri, por fakti që nuk pati asnjëlloj transparence në vlerësim të bën të dyshosh për plane ogurzeza ndaj pasurisë së këtij klubi, pasi nuk ka shpjegim tjetër.
E megjithatë problematikën, të paktën në media janë thënë se disa biznesmëne duan që të afrohen, ju si e shikoni?
Po kam lexuar që z.Nuri, por edhe z.Gjici janë interesuar, por unë gjykoj se më së pari klubi duhet të kthejë kokën prapa dhe të rregullojë gabimet që ka bërë gjatë këtyre dy viteve.
Që do të thotë?
Që t’u japë hakën gjithsecilit që ka derdhur parà për Tiranën, duke filluar që nga Metush Seferi, e deri te Shefikat Ngjela, Refik Halili, Lut Nuri e Gon Papuli. Këtë njerëz kanë dhënë paratë e familjeve të tyre, ndaj duhen vlerësuar për atë kontribut. Më pas, do jetë këshilli bashkiak ai që vendos kur të vijë puna te shitja e aksioneve. Mos harroni që ishte ky këshill bashkiak që, para se të merrte vendim për kalimin e klubit në sh.a., thuri elozhe për të gjithë këta personalitete dhe kryetari Basha tha se do t’u njihte kontributet, por deri tani nuk ka bërë totalisht asgjë.
Dakord, por klubi nuk ka nxjerrë aksionet në shitje?
Pikërisht ky është problemi: bashkia nga njëra anë nuk ka parà që ta mbajë skuadër dhe nga ana tjetër nuk e lëshon, duke e mbajtur peng. Është e pakuptueshme indiferentizmi i Bashkisë karshi Tiranës, aq sa duket sikur jo vetëm nuk i intereson por me zor dëshiron ta çojë drejt degradimit. Unë personalisht nuk jam kundër cilido biznesmen që dëshiron të investojë te Tirana, pa futur këtu bindje politike, por absolutisht kjo situatë duhet të ndryshojë. Duhet të kuptojmë se edhe ai administratori apo trajneri nuk kanë çfarë të bëjnë po nuk patën mbështetje financiare, sepse vjen një moment që edhe lojtarët joshen e ikin. Dhe me të drejtë, pasi ata mbajnë familjet e tyre me këtë punë. Në gjykimin tim, Tirana ka bërë shumë edhe kaq, sa është tani, me gjithë problematikën që ka pasur.
Si e shikoni zgjidhjen dhe të ardhmen e klubit?
Të ardhmen nuk e shikoj dot me këtë Bashki dhe nuk fals si njeri politik. Absolutisht jo. Unë jam njeri i sportit në radhë të parë dhe Tirana ka qenë dhe do mbetet një shtëpi e dytë për mua. Ndërsa zgjidhjen e shikoj me vlerësim transparent dhe të menjëhershëm të aseteve të klubit, zgjidhjen e problematikës me ish-donatorët ose afrimin e tyre për të blerë aksione nëse do duan dhe më pas nxjerrjen e klubit në shitje. Sigurisht për këtë do duhet të vendosë këshilli bashkiak dhe uroj që kjo gjë të ndodh sa më shpejt.
Në fakt, kur Tirana u kthye në sh.a, këshilli anonte nga e djathta, ndërsa tani kanë ndryshuar balancat, a mendoni se kjo do përbëjë problem?
Nuk besoj, pasi të gjithë ata njerëz aty e duan futbollin dhe duan të kontribuojnë me vendimet e tyre. Por natyrisht duhet transparencë nga ana e bashkisë pasi nëse kjo nuk ndodh zor se ky këshill do bëjë një sy qorr dhe do marrë vendime që mund ta dëmtojnë klubin.
Nëse gjërat mbeten kështu, sa larg mund të shkojë kjo Tiranë me këtë organikë?
Me keqardhje e them që do luajë për mbijetesë. Shikoni klubet e tjera se çfarë lojtarësh kanë dhe shikoni më pas Tiranën, me gjithë respektin për ata çuna të rinj. Pa parà në këtë futboll nuk mund të pretendosh dhe të shkosh asgjëkundi. Por si duket ata të bashkisë pak ose aspak s’mendojnë aktualisht për Tiranë dhe kjo ëhstë për të ardhur realisht keq.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com