Ekskluzive/ Denoncimi i prindërve iranianë: Na lironi vajzën nga kampi i Manzës, mbahet pa dëshirën e saj

Mustafa Muhammady, babai i iranianes, që thotë se vajza e tij mbahet pa dëshirën e saj brenda kapit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ka bërë kallzim në policinë e këtij qyteti. Report TV ka siguruar denoncimin e plotë të 62-vjeçarit ku thotë se vajza e tij është mbajtur në Irak me forcë në organizata MEK. Muhammady zbulon gjithashtu se MEK i ka mbajtur edhe djalin në kampin "Liria" në Irak, aty ku ndodheshin të strehuar përfaqësuesit e opozitës iraniane që përndiqeshin nga regjimi.

Vajza ime ka shkuar në vitin 1997 për të takuar tezen në Irak. Ajo nuk është kthyer më dhe nuk kishim kontakte me të. Somayeh Muhamady është bërë pjesë e organizatës MEK në Irak dhe ne e denim si organizatë të mirë. Pasi nuk kishim më kontakte me vajzën, në Irak ka shkuar dhe djali im për të gjetur vajzën. Të dy janë mbajtur nga kjo organizate dhe unë i kërkoja me ngulm fëmijët. Kjo organizatë më ka kërcënuar se do më vrasë fëmijët nëse vijoj ti kërkoj, por unë nuk u tërhoqa. 

Thuhet në denoncimin e Mustafa Muhamady në Policinë e Durrësit

Nga organizata arrita të nxjerr vetëm djalin, pasi vajza nuk e kishte ende pasaportën kanadeze. Në 2017-në më kanë thënë se vajza ime ndodhet në Durrës. Kam ardhur në zyrat e RAMSA në Tiranë, që merret me rehabilitimin e muxhahedinëve dhe kam parë dosjen e vajzës time, por i kanë ndryshuar disa të dhëna. Kam kërkuar takim me vajzën por më kanë thënë se e ka në dorë Ministria e Brendshme. Vajza ime mbahet pa dëshirën e saj në Manëz të Durrësit. Kërkoj që vajza ime të bashkohet me familjen duke e lënë të lirë nga kampi i Muxhahedinëve të Manzës. 

Theksohet në denoncim

Historia e vajzës nga Iraku që mbahet në Kampin e Manzës ka nisur disa javë më parë. Prindërit e saj pretendojnë se ajo mbahet pa dëshirën e saj në këtë kamp, ndërkohë që vetë muxhahedinët thonë se ky pretendim nuk qëndron.


Somayeh Mohammadi

Pak ditë më parë dy shtetasit kanadezë bënë një tjetër denoncim në Policinë e Tiranës, ku pretendonin se ishin dhunuar nga anëtarët e organizatës së muxhahedinëve. Një ditë më parë organizata MEK i shpërndau medias një letër të ku sipas tyre ishte shkruar nga Somayeh Muhammady e cila thoshte se nuk do të takojë prindërit. 

Report Tv ka mësuar se mamaja po i shkruan një letër vajzës së saj, Somayeh, ku i kërkon një takim dhe i thotë: "Nëse babai juaj dhe bashkëshorti im është agjent, atëherë po mua do më takosh?".





Denoncimi i Mustafa Muhamady në Policinë e Durrësit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 29/07/2018 12:24

    E paralajmeroi ajo kete denoncim para ca ditesh ne nje leter derguar Mirit te Xhafes,futeni brenda kete legen verifikoni faktet pasi sipas saj do e ndermerte kete hap po qe se ka prapavije spiunazhi ne kafaz celsat ne det dhe dorezojani CIA se e rregullojne ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen