Ekskluzive/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë hetim lobimit 150 mijë USD të PD

Lobimi Partisë Demokratike një vit më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përgjegjës për kompanitë e lobimit. Report TV mëson se ky departament ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017 po u dorëzua më 14 Nëntor 2017 pra 8 muaj me vonesë.

Paratë për shërbimet ndaj PD kompanisë lobuese i mori nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fantazmë. Vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër. Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti të njohur Paul Manafort i cili ishte kreu fushatës elektorale të presidentit Trump.Me sa duket ky zhvillim e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD.Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë. Lobisti i PD Nick Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë përmes një letre dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ai ka pranuar përmes kësaj letre se ishte personi që firmosi kontratën me Biniatta Trade LP e cila pagoi për PD. Po ashtu Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një gabim brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim.“Një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplementare të regjistruesve të përcaktuar, saktësoi se nga ky përfaqësim kryesisht përfitoi nga Partia Demokratike e Shqipërisë” ka thënë Muzin.Pikërisht kjo kontratë ishte subjekt i një investigimi të gjatë nga revista Mother Jones nga kur tregoheshin lidhjet e kompanisë Biniatta Trade LP me Rusinë.

Investigimi prodhoi debate të forta politike në Shqipëri nga ku Basha dhe PD u akuzuan për lidhje me Rusinë.Zoti Basha asnjëherë deri më sot nuk ka treguar se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e rregjistruar në vendet offshore.Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD por mësohet se hetimet janë në mbledhjen e provave. Prokurorët janë në pritje të një letër porosie dërguar në SHBA përmes të cilës synohet të merret në rrugë zyrtare e gjithë procedura e këtij lobimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje