Ekskluzive/ Deputeti britanik për Report Tv: Etiketimi i shqiptarëve si kriminelë, imoral! Do krijojmë hapësira për t’i punësuar legalisht

Shqiptarët kanë qenë kryefjalë e mediave dhe politikës së brendshme britanike, duke i etiketuar ata si kriminelë. Pikërisht këtyre akuzave iu përgjigj sot deputeti britanik Daniel Kawczynski në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Deputeti Kawczynski është treguar mjaft kritik me mediat britanike të cilat i kanë etiketuar shqiptarë si kriminelë, duke thënë se kjo është imorale. Ai thekson se shqiptarët janë njerëz me vlera dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm në Britani. Vetë deputeti britanik, me prindër emigrantë, thotë se çdo komunitet meriton të vlerësohet ndonëse janë emigrantë në mënyrë ilegale.

Kawczynski u zotua se do të punojë për të krijuar hapësira që shqiptarët të punësohen në mënyrë legale. Një deklaratë e sekretares së brendshme britanike Suella Baverman e cila e quajti pushtim emigrimin e shqiptarëve në Britani dhe i konsideroi ata kriminelë nxiti një sërë debatesh që sollën edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Vetë shqiptarët organizuan një protestë në Londër dhe i kërkuan Baverman të japë dorëheqjen. Sekretarja e brendshme britanike nuk pati asnjë reagim, ndërsa komuniteti shqiptar atje po bën një peticion ku do ti kërkojnë Baverman që t’u kërkojë falje.

Intervista e plotë

Fillimisht si do t’i vlerësoni raportet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në aspektin ekonomik dhe politik?

Kawczynski: Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe për Britaninë e Madhe. Shqipëria po zhvillohet ndjeshëm, këtë e konstatova gjatë vizitës time në prill kur bëmë dhe intervistën bashkë. Por u impresionova më nivelin e zhvillimit, vizionin dhe prespektivën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për zhvillimin e turizmit dhe industritë e tjera. Në duam të forcojmë sa më shumë raportet mes Londrës dhe Tiranës që ka një pozicion shumë strategjik për Mbretërinë e Bashkuar.

A ka patur ndryshime nga vizita juaj e fundit në Tiranë, pasi me thanë që do të ketë një rritje të prezencës, apo ndikoi lufta në Ukrainë? Çfarë ka ndryshuar, ç’mund të themi?

Kawczynski: Po një nga problemet që kemi në botë është lufta. Për të cilën e them me krenari, Britania e Madhe po e mbështet më shumë se çdo shtet tjetër Ukrainën. Po japim asistencë teknike dhe ekonomike për partnerët tanë në Ukrainë. Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë gjithashtu, pasi kemi se çfarë ndodhi me Bashkimin Sovjetik dhe tani me Rusinë, që në mënyrë agresive po sulmon vijimësisht Ukrainën. Por populli trim ukrainas po reziston në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kërkon mbështetjen tonë për të fituar. Në lidhje me Shqipërinë kam zhvilluar biseda me kryeministrin tonë dhe të dërguarin special për tregtinë dhe do të kemi një debat për këtë çështje muajin që vjen, për raportet bilaterale me Tiranën. Diçka që unë e shtyj shumë dhe më duhet ta them nuk jam fare i kënaqur me mënyrën se si mediat në Britani kanë portretizuar Shqipërinë dhe diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe.

Së fundmi ka patur edhe kritika të ashpra nga sekretarja e brendshme britanike znj Braverman, kundrejt shqiptarëve, si i keni parë?

Kawczynski: Jam shumë shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur se si disa gazetar në Britani kanë portretizuar shqiptarët dhe komunitetit shqiptar këtu. Ata po tentojnë të influencojnë publikun dhe elektoratin britanik se emigrantët që vijnë këtu legalisht janë të lidhur me grupet kriminale, që mendoj është shumë e gabuar, ndaj një vendi që kemi ndonjë problem me emigrantët. Kemi fatkeqësisht njerëz që kanë ardhur këtu në rrugë ilegale, por janë nga shumë vende të ndryshme të botës. Dhe duke folur edhe si një djalë me prindër emigrantë, jam shumë i vetëdijshëm se duhet jemi shumë respektues ndaj çdo komuniteti, që pavarësisht se vijnë në mënyrë ilegale nuk duhet të sulmohen, kjo është imorale, është e padrejtë dhe duhet të sfidohet, prandaj po flas për këtë çështje edhe në televizionin tuaj dhe ju falënderoj.

Faleminderit dhe juve për kohën, por a mendoni se Braverman duhet të japë dorëheqjen?

Kawczynski: Unë kam sfiduar disa nga komentet negative, për diasporën shqiptare. Unë vetëm gjatë ditës së kaluar kam shkuar në disa zona të Londrës, jam takuar me shqiptarë që jetojnë këtu në paqe, që janë krenar dhe mbajnë flamurin shqiptar. Ajo që më surprizon në mënyrë pozitive është fakti se ata zhvilluan jo vetëm një protestë paqësore, por me habisin edhe aftësitë që kanë në vendin tonë. Mes protestuesve pashë infermiere, arkitekt etj. Komuniteti shqiptar këtu ofron shumë shërbime dhe janë njerëz që punojnë shumë dhe të përulur. Unë në zonën time kam një shqiptar Arlinda Balsha që u zgjodh edhe anëtare në këshillin bashkiak dhe punon shumë, për të dhënë kontribut dhe për të bërë diferencën. Pra, eksperienca ime personale është shqiptarët këtu janë shumë pozitiv dhe kanë sjellë vlera. Mënyra se si sillemi me komunitetit shqiptar këtu tregon në të vërtetë se çfarë raportesh duam të ndërtojmë me Tiranën, që duhet të shikojë dhe kërkojë që qytetarët e saj të trajtohen me respekt këtu, por edhe për ndërtuar relata të shumë të mira. Unë vetë do të ndikoj që të krijohen hapësira që shtetas shqiptar të punësohen në Britani legalisht, dhe i nxis edhe kompanitë britanike që të investojnë në Shqipëri. Vendi juaj ka një të ardhme të jashtëzakonshme përpara dhe ja vlen të investosh. Por duhet bashkëpunim në NATO, bilaterale, por duke respektuar diasporën shqiptare. Këtu që ka një rol të jashtëzakonshëm në shoqërinë dhe ekonominë angleze.

Kam dhe një pyetje të fundit, për të ardhmen e raporteve tona, si e shikoni atë?

Kawczynski: Padyshim Shqipëria është në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, ne kemi vendosur të largohemi, pasi për në nuk funksionoi, populli britanik vendosi të largohet. Por duhet ti tregojmë Tiranës se ne mund të kemi të njëjtat relata si i ka me Berlinin, Romën, po Parisin, por pa e shtyrë njëri tjetrin drejt një sistemi të njëjtë politik apo ekonomik. Ne duam të kemi pavarësinë tonë, të kemi kufijtë tanë që i kontrollojmë vetë, duam një monedhë, duam që Britania të prevalojë ndaj të tjerëve, por kjo nuk mund të na ndalojë të forcojmë raportet tona në aspektin ekonomik edhe politik në organizma të tjerë, por jo vetëm me Shqipërinë edhe me shtetet e tjera përreth.

 

Intervista e plotë

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2022 03:33

    Jam dakord si me komentuesit,si me deputetin britanik,por problemi qendron se punet e ligjshme nuk te mundesojne te kapardisesh me Ferrari,Lamborghini e Porsche sic duan shqipot.Kesaj si i behet?

    Përgjigju
  • Qesharak: 30/11/2022 19:10

    Ky kuptohet qe ben premtime boshe per disa vota me shume te shqiptareve me nenshtetesi britanike. U pyet dy here mbi deklaratat rraciste te Braverman, dhe nuk e kritikoi ministren edhe pse ai vete eshte me origjine te huaj. Zero integritet. S’do i besoja kurre nje politikani te tille.

    Përgjigju
  • Londra: 30/11/2022 18:52

    S’ka shance te krijohen hapsira per shqiptaret. Konservatoret nuk do e mbeshtesnin kurre ate propozim sepse kane frike nga ndikimi i votuesve qe votuan Brexit. Kjo eshte thjesht nje perpjekje e ketij personit per t’u dukur tolerant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë