'RENEA qëlloi babai', djemtë e Haxhi Likës për Report TV: S’kemi lidhje me Laert Haxhiun/ VD

Djemtë e Haxhi Likës, të plagosurit në aksionin e RENEA-s flasin për Report TV një ditë pasi u shoqëruan në polici. Në një intervistë për gazetarin Dricim Caka, ata deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me Laert Haxhiun, apo personin tjetër që kërkonte RENEA, Orgest Bilbili. Alberti dhe Martini i qëndrojnë versionit që policia ka plagosur babanë e tyre dhe duan që për këtë t’ju kërkohet falje.

Në foto, Haxhi Lika disa vite më parë

Ata shtojnë se është e vërtetë që babai i tyre ka pasur çifte por nuk pranojnë që ai të ketë qëlluar me të në drejtim të policisë. 

“Ne kriminelë s’kem strehuar. Do i shkojmë deri në fund kësaj historie deri sat ë gjejmë të drejtën. RENEA na ka ushtruar presion e dhunë, na ka dëmtuar familjen. Babai nuk ka qëlluar me çifte, e kemi me leje por ajo ka 3 apo 4 vjet që nuk përdoret. Babai im i ka shërbyer këtij shteti për 50 vjet si brigadier, e njeh gjithë zona çfarë njeriu është”

Martin Lika

Në rrëfimin e tij Albert Lika tha se është marrë me forcë nga RENEA në momentin që ka shkuar të shohë gjëndjen e të atit.

“Kur më telefonoi vëllai shkova me vrap në shtëpinë e tyre. U ngjita në dhomën e babait, atje gjeta nënën që qante mbi trupin e tij. RENEA erdhi dhe më qëlloi në sy të nënës. Të gjejnë prova dhe le të na akuzojnë, jo kështu kot”

Albert Lika

Martin Lika: Ngjarja që ka ndodhur dje në mëngjes në shtëpinë time. Ka qënë një ngjarje që as vetë nuk e mendoj si ka qënë. Unë kam qënë në gjumë. Në momentin që kam dëgjuar këto të bërtiturat dil jashtë, dil jashtë, ngihem dhe zbres poshtë tek prindërit. Babai po vishte pantallonat, mamaja po hapte dritaren dhe tha policia, policia. I thashë mamasë të dilte se po ndiqte policia një kriminel. Sa mbyll unë dritaren direkt qëllojnë babanë. Në ato momente kam bërititur si i luajtur, policia, policia se e pashë babain të shtrirë. Mora në telefon vëllain dhe kunatin, hajdeni se më kanë vrarë babain. Hapa derën dhe dola në rrugë, shkova tek policia i thashë hajde merrni babanë se e keni qëlluar. Më vunë pas një muri sa u qetësove dhe pastaj më vunë prangat. Habitem se ne kemi qënë një familje nga më të parat, kur u bëmë ne të strehojmë kriminela?

I njihni të kërkuarit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili?

Martin Lika: Nuk i njohim, nga është e kush është. Ne shohim punën tonë, shtëpi, punë. Ne ikim në punë vijmë në 12 të natës. I kërkojmë policisë vetëm një gjë: Pse të na njollosë kështu? Mirë që babanë na e vranë po hedhin edhe baltë mbi ne. As i njohim këta persona, as kemi punë me ta.

Kur erdhi RENEA e kuptuat që do kontrollonte banesën tuaj?

Martin Lika: Kur hynë për kontroll, e kishin qëlluar babain ata

Në polici çfarë ju thanë?

Martin Lika: Na pyetën a i njihnim këta pesona. Po sigurisht ne mohuam se kjo është të luash mendsh

Policia flet për një përgjim që është bërë, mos kemi folur me ndonjë person të dyshuar?

Martin Lika: Ore, fare asgjë, nuk kemi lidhje fare

Si është gjendja e babait tuaj?

Martin Lika: Ka probleme akoma, kemi frikë mos i është prekur truri

Është kontrolluar banesa juaj?

Albert Lika: Jo, nuk është kontrolluar. Unë shkova tek shtëpia e vëllait se më mori në telefon, më tha hajde se na kanë vrarë babain. Shkobva të hy tek babai, e gjeta bashkë me nënën duke qarë i gjeta. Aty hyn RENEA dhe sillen keq, më marrin me forcë

Të shtënat i dëgjuat?

Albert Lika: Po isha në shtëpinë time kur filluan të shtënat. Më vunë prangat në mënyrë të tmerrshe më goditën në sy të plakës.

Çfarë kërkoni?

Albert Lika: Ne kriminelë s’kemi strehuar. Do i shkojmë deri në fund kësaj të drejte. RENEA na ka ushtruar presion e dhunë na ka dëmtuar familjen. Babai nuk ka qëlluar me çifte, e kemi me leje por ajo ka 3 apo 4 vjet që nuk përdoret. Babai im i ka shërbyer këtij shteti për 50 vjet si brigadier.

Martin Lika: Policia të vijë të na kërkojë falje, të gjejë fakte nëse është e kundërta e asaj që themi. Ky është një keqinformim. Do kërkojmë të drejtën tonë deri më një, në radhë të parë duam të na shpëtojë babai, pastaj do merremi me drejtësinë.

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forca të shumta policore dhe RENEA kanë nisur një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve, siç raporton gazetari Arsen Rusta është autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu. Ai së bashku me Orges Bilbilit dyshohet të kenë qëlluar për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifi. Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lusjnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk dihet ende cili është personi tjetër që kërkon RENEA. Burime të Shqiptarja.com dhe Report TV thonë se aksioni është në vazhdim dhe se policia ka rrethur zonën ku dyshohet se fshihen dy të kërkuarit.

Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30, kur forcat e policisë kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy të kërkuarit e policisë. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi Haxhi Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat. Po ashtu bëhet me dije se policia ka shoqëruar edhe dy djemtë e Haxhi Likës, Arben dhe Martin Likën. (Versioni zyrtar i policisë për ngjarjen).

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para që vijnë nga banesa e Haxhi Likës. Në dhomën e banesës së tij ka shenjë gjaku, ndërsa në mure vihen re shenjat e plumbave. Gazetari Dricim Çaka thotë se RENEA ka qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të të moshuarit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si është plagosur 77-vjeçari.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 15/09/2018 13:39

    Fshataret edhe kur genjejne nuk ju dridhet qerpiku. Nipi tha dje qe ne gjume, tjetri sa ishte cuar nga krevati, dritarja ka qene hapur por e paska mbyllur ky kur policua thote dorzohu, jo po ciftja nuk punon ka 4 vjet, ai dje tha ishte pa fisheke etj. Renea nuk hap zjarr kot dhe as nuk vjen kot. Babai i kriminelit Laert Haxhiu keshtu doli si keta ne tv dhe tha se ka bere djali im. Fakti eshte qe killerat po qarkullojne ne Lushnje, vrasje, gjoba etj dhe te gjithe jane te pafajshem.

    Përgjigju
  • Albani: 15/09/2018 11:58

    As ju s 'ishit transparent!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin