“Pse qëlluat”, djemtë e Haxhi Likës i kërkojnë llogari Ardi Veliut pas aksionit të RENEA-s
Djemtë e Haxhi Likës të plagosur gjatë aksionit të RENEA-s në fshatin Remas të Divjakës, në banesën e tij ku dyshohet se fshiheshin dy të kërkuar për vrasje, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili i kërkojnë llogari Ardi Veliut
Njollat e gjakut në banesën e Haxhi Likës
Mëngjesin e djeshëm gjatë aksionit të forcave RENEA për kapjen e autorëve të mundshëm të masakrën së Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, u plagos edhe 77-vjeçari Haxhi Lika.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se një ditë pas ngjrjes gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën e djeshme, ndërsa sot po i nënshtrohet një skaneri në kokë për të kuptuar nëse ka apo jo dëmtime në kokë, aty ku edhe u prek nga një plumb.
Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se për ta takuar të moshuarin ka shkuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Arben dhe Martin Lika, të cilët u lane të lire pak orë pas shoqërimit.
Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut.
I moshuari Haxhi Lika pretendon se ishte gjumë kur ka dëgjuar të shtënat jashtë banesës, është ngritur, ka hapur dritaren dhe në ato momente një plumb e ka prekur në ballë. Këtij version i kanë qëndruar edhe dy djemtë e tij të shoqëruar nga policia pas aksionit blic. Ndërkohë që në versionin e polcisë të shpërndarë një ditë më parë pretendohet se i moshuari ka bërë rezistencë me armë në dorë nga dritarja e shtëpisë së tij. Për këtë çështje pritet të hetojë Prokuroria.
Gazetari i Report TV, Artan Hoxha që zbërtheu në studio të gjithë aksionin e RENEA-s duke ngritur edhe dyshime të forta që ai mund të ishte dekonspiruar, tregoi se dy djemtë e Haxhiut kishin ulur grilat e vilës në momentin që RENEA kishte rrethuar banesën e tyre. Pikërisht ku veprim ishte interpretuar si pengim i aksionit të policisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17