Ekskluzive/ Dy vite nga masakra në ish-bllok, policia gjen armën 'Glock", me të vrau veten bosi i 'Adorions Palace'

TIRANË- Dy vite nga masakra në ish-bllok policia dhe prokuroria ka aritur të gjejë pistoletën e krimit. Me armën tip “Glock”, Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” rezulton të jetë vrarë me një plumb. Kjo pistoletë është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok që administrohet nga Redi Popesku. “…arma që është gjetur në banesën e tij luksoze në Farkë, është një pistoletë tip “Glock…”-thonë burimet pranë policisë.

Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet. Në 2018 kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës dhe një pjesën e dy skarpateve të lumit Lanë, me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat. Sipas burimeve, arma që Marviol Bilo ka përdorur, i përket Redi Popeskut, të cilën ai e dispononte pa lejë, por pas ngjarjes e deklaroi të humbur. Me pistoletë e gjetur në banesën e Lazaj në datën 30 korrik 2020, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato.

Por dy vite pas kësaj ngjarje, pistoleta çuditërisht është gjetur nga policia në banesën e bosit të komppleksit “Adorions Palace”, Eugert Lazaj. Ky i fundit në 30 korrik u konstatua nga familjarët i pajetë, në një nga dhomat e vilës së tij në Farkë, dhe shumë pranë trupit të Lazaj, policia gjeti dhe një pistoletë tip “Glock”. Sipas raportit mjeko-ligjor viktima, Lazaj kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës. Një tjetër dëmtim i lehtë pasqyrohet në gishtin e madh të dorës së djathtë, që besohet se mund të jetë shkaktuar nga mekanizmi lëvizës i shulit të armës, teksa ka kryer qitjen. Hetimet për këtë ngjarje që po drejtohen nga prokurori Etion Kapo, dhe oficerët e policisë së Tiranës, kanë zbuluar se arma që Lazaj ka përdorur për vetëvrasje, ishte pistoleta që është përdorur nga Marviol Bilo, në masakrën e ish-bllokut.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe është ende e paqartë se si kjo armë ka përfunduar në dorë të biznesmenit Lazaj. Aq e paqartë është dhe vetëvrasja e tij, brenda në vilën në Farkë. “Shqiptarja.com” mëson se një konkluzjon i tillë është arritur të nxiret nga konklujoni i ekspertizës balistike të pistoletës, e cila u konfirmua të ishte e njëjta. Për të qënë më të bindur, tashmë policia ka kërkuar një ekspertim të dytë, ku do riekspertohen gëzhojat e gjetura brenda ambjenteve të lokal “Monopol” me gëzhojën e gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj.

I njëjti verifikim do të kryhet me predhat e qitura nga kjo armë. Tashmë dy vite pas kësaj ngjarje, prokuroria ka mbyllur hetimet, duke marë të pandehur biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij, Elion Hato, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit”. Ndërkohë çështja hetimore ndaj ish-komandos Marviol Bilo, Ervin Matës dhe tre personave të tjerë vijon të jetë ende nën hetim, ku pritet që shumë shpejt ata të meren të pandehur dhe dërgohen në gjykatë nga prokuroria e Tiranës.

1601377173_LAZAJBILO.jpg

Eugert Lazaj dhe Marviol Bilo

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 30/09/2020 07:53

    Ky marviol bilo te ishte emeruar ministri brendeshem do kishte shpetuar shqiperia se do kishte pastruar ca plera edhe populli do jetonte i qet dhe i lumtur..ervin mata te behet minister i mbrojtes do ishin qetesuar shum gjenat ne shqiperi..

    Përgjigju
  • shoku: 29/09/2020 16:33

    komente na njerez qe sja kan iden na njerez pa vlera qe skan lek te blejn nj paket a pika ca lloj legenash komentojn . filloi spastrimet bilo thot njeri njeri thot do i marin lokalin ai ka pas aq lek sa nuk e ruante trapin per njeri se me aq lek shuante ke donte ai ka pas hall tjetr esht pune tij

    Përgjigju
    • O plak: 29/09/2020 23:30

      Ca hallesh qenkan kaq te medhaja saqe te vrasesh veten? Kur ke lek i zgjidh hallen por me siguri eshte versioni qe thote ky hasta el fuego

    • Terri: 29/09/2020 22:40

      Historia ka tregu qe : Kur bie sharra ne gozhd zdo me dit per paret a pushtetin qe ke !!!!!!! Ka karaktere individesh qe si ha se ti ke mln€ a porosit vrases a iken ble prokurara e gjykatesa . Un snjoh njeri nga keta por nuk eshte Mir me u mor me te vdekurit dhe me te gjallet qe i permeni ne komente ... jan ne profesionin e tyre ,, ti dali gjithsecili per Zot !

    • Hasta el fuego: 29/09/2020 19:06

      Ti qanke boss si komentoke ktu hik mor morr ba moral palidhje se ke lek qa dmth se je gangster?? Ky ka pas aq lek sa kunder dikuj nuk i hyn ne pun po e detyrun me vra veten nese zdo te kishte pasoja ne familje ose nryshe bummm c4

  • Njoni: 29/09/2020 15:23

    Shum businessman ka shqipnija, tashi që po e mendoj ësht gjo e mir që ka vetëm businessman dhe ska kriminelë, ndoshta jemi i vetmi shtet në botë. Sa qejf!!! Jemi njisha, çfar them dhe un, jemi 99 fare.

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 29/09/2020 15:04

    kjo asht nje vetvrasje e paster e kryer ne kushtet e shterngimit per marrjen e pasuris vetem dhe vetem qe ka perkrah Ervin Maten dhe Merviol Bilon pas ekzekutimit dhe plagosjes ne ish-bllok ky ishte faj i kti djali se strehoj kundershtaret e te fortve.duroni edhe 5-6 muj dhe do zbuloni kush do jet pronari i ri i Adorions Palace jo me dokumenta po kush do jet mrapa atyne qe do e marrin ne emer si shum biznese te tjera duke ja nis nga lezha ne fush kruj tiran dhe duke ju afru durrsit dhe ateher do ta kuptoni se pse dhe nga kush u detyru qe te vrase veten.

    Përgjigju
    • Elbasa: 29/09/2020 18:02

      Ervis Martinaj ka dashur ti marre edhe ketij biznesisn? Per ata qe se dijne, Martinaj jep para me fajde duke e ditur se nuk mund ti kthesh.

    • O hasta el fuego: 29/09/2020 15:38

      Pse ca lidhje ka pas ky me maten . Kush do jete pronari i ri i adorions palace tashi. Mendoj se do e marre familja ktij

  • joolanda dhamisoto: 29/09/2020 14:26

    ore toni ne e kuptojme po ca ti bejme ktyre kta s jane bosa jane budallenj

    Përgjigju
  • Shoku: 29/09/2020 13:25

    Me duket se ky Bilo si komando me eksperience qe eshte ka fillu pastrimet,ja ka shkrepur me doren e tij se keto i mesojne ne trajnimet qe bejne si mos te bien ne dore te armikut.

    Përgjigju
    • Shoku Shu: 29/09/2020 14:56

      Fiks fare.

  • Toni: 29/09/2020 13:14

    Ore Shqiptare, akoma se kuptoni, keto i bashkon droga, gjithe bosat e biznesmenat e shqiperise, edhe pasojat dihen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet