TIRANE - Edhe pse vendosi te mos bente asnje seance stervitore ne Shqiperi, kombetarja serbe e futbollit e shoqeruar nga ajri nga dy helikoptere ka shetitur per disa minuta ne zonen perreth hotelit ku kane qendruar pas mberritjes ne Tirane. Report TV sjell pamjet e futbollisteve te cilet pak ore perpara ndeshjes kane fotografuar disa prej godinave qe identifikojne kryeqytetin shqiptar.

...
Futbollistët e ekipit serb kanë kaluar natën në Hotel “Sheraton” në Tiranë…por para se të nisen për në Elbasan në përballjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, këtë mëngjes futbollistët kanë zgjedhur të bëjnë një shëtitje të shkurtër relaksuese.

Grupi i xhirimit të televizionit Report TV ka filmuar ekskluzivisht ekipin serb teksa dalin nga hoteli, ata ecin në këmbë në drejtim të presidencës dhe pas pak çastesh janë kthyer sërish në Sheraton. Një shëtitje fare e shkurtër, disa minutëshe por që në fakt ka angazhuar dhjetëra forca policie që kanë shoqëruar ekipin e kombëtares serbe ndërsa një helikopter ka monitoruar nga ajri gjatë gjithë kohës.

Kjo është kombëtarja e vetme e cila nuk kryen stërvitje para ndeshjes, kjo për shkaqe sigurie. 

foto serbet

Në funksion të ruajtjes së ekipit serb policia e shtetit si kurrë më parë perimetrin e sigurisë e ka zgjeruar përtej ambienteve të hotelit . Hyrjet në bulevardin “Nene Tereza” kanë qenë të bllokuara nga të gjitha anët dukë paralizuar kalimin e automjeteve dhe këmbësoreve.

Grupi i xhirimit të Report TV ka hyrë brenda këtij perimetri sigurie, për të sjellë pamjet ekskluzive nga ambientet e jashtme të hotelit.

foto serbet

foto serbet
 Foto të tjera..