EKSKLUZIVE/ Flet kunati i Henri Çilit: Show politik! Prokurori xholi i parë (por do e rregullojë gabimin)! Me Alikot, shokë burgu, u gjeta avokat

TIRANË - Kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini, në një lidhje ekskluzive telefonike me Report Tv nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë ku ndodhet aktualisht, thotë se operacioni "Mezhgorani" me mbi 30 të arrestuar, u bë për të goditur imazhin e botuesit dhe të njohur dhe pronarit të UET-së. Sipas Ajdinit, Çili është njeri që ka frikë nga ligji dhe e zbaton atë, dhe se asnjëherë nuk ka takuar asnjë gjqytar që të tentojë të ndikojë për dosjet që marrin përsipër avokatët e studios së tij ligjore.

Gazmir Ajdini në një komunikim me gazetarin Andi Kapxhiu, thotë se kur ka qenë më herët në burg ka njohur vëllezërit Aliko dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat, dhe nga lidhja miqësore e krijuar me ta u ka premtuar t'i gjejë avokat nga studio e kunatit, Henri Çili. Ajdini pranon se ka pasur 2-3 takime me babanë e tyre, Adil Alikon, por thotë se diskutimet kanë qenë në shërbim të çështjes dhe se ende nuk kishin marrë dosjen në dorë. Duke shprehur keqardhjen për vdekjen e Ibrahim Bashës si një vëlla mysliman pasi thotë se edhe ai vetë falet, Gazmir Ajdini thekson se premtimi i vetëm që i është dhënë Alikojve për këtë çështje është se do të bëhej e pamundura për të zbardhur të vërtetën. Ai beson se Arbjon dhe Alban Aliko nuk janë vrasësit e policit.

Duke e quajtur të gjithën një shoë, Gazmir Ajdini hedh akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes, Asllan Bajrami, të cilin e quan xholin e parë dhe ngre dyshime se pas të gjithës fshihet politika. Megjithatë, fakti që Henri Çili u lirua nga paraburgimi duke marrë dje masën e sigurimit personal të "detyrim paraqitjes", Gazmir Ajdini thotë se prokurori e ka kuptuar gabimin në akuzat e shumta sipas tij të pakuptimta ndaj Çilit, duke i hedhur ato poshtë. Në këtë linjë, ai i referohet takimit të përfolur mes Çilit dhe një drejtuesi t ënjë organi të lartë të drejtësisë, me profesion gjyqtar, ku thuhej në dosjen paraprake se funksionari, në një takim të përgjuar nga prokuroria, i kishte premtuar se dy dosjet që Çili lobonte, atë të Alikos dhe një të dënuari tjetër përjetë, Feti Yzeiraj do të ishin në 50 dosjet e para për shqyrtim në momentin kur Gjykata e Lartë të ngrihej. Ky përson gjyqtar nuk eksizon më në dosje -tha Ajdini - pasi prokurori është tërhequr nga kjo akuzë.

"Edhe prokurori Asllanaj do vejë në vendin e vet në lidhje me çështjen. Do ta kuptojë që ka bërë gabim e do rregullojë gjithçka që ka bërë gabim. U ngrit Asllani nga fshati i Ballshit a Përmeti nga është, u ngrit Asllani dhe bëri gjëmën në Shqipëri, bëri hatanë në Shqipëri. Me akuzat e pakuptimta që ka bërë prokurori është të vësh duart në kokë. Po të kishte dalë në përgjime diçka tjetër, do kishte dalë e gjitha në skenë, me gjithë emrin. Nuk ekziston ai personi që Henri Çili ka biseduar me një gjyqtar, e ka hedhur akuza poshtë", theksoi ai.

Gazmir Ajdini tregon se është arrestuar me një sasi të vogël lënde plasëse në makinë. Por thotë se për ta bërë të madh aksionin "Mezhgorani" ku u prangos edhe kunati i tij Henri Çili, u arrestuan edhe 30 veta të tjerë që ai nuk i njeh, dhe me qëllim sipas tij, çështjet nuk u ndanë në dosje të ndryshme.

"Më kapën lëndë plasëse në dorë një sasi të vogël. Unë kam qenë vetëm në makinë. Pas meje kishin kapur 30 veta, 15 kanë ardhur këtu (në paraburgimin e Bënçës), nuk i njoh fare. I futën 30 veta që të bënin show, për të prishur imazhin e Henrit.I  futi të gjithë bashkë që t'i prishte imazhin Henrit, se janë çështje të ndryshme, nuk kanë lidhje me përgjimet e mia. Unë kam folur me 2-3 veta, këta fusin 30 veta. Del Ard Veliu e bën show me emrin e Henrit, del Erjon Braçe e bën show, për këto muhabete duhet të jetë bërë politike gjëja. Prokurori është xholi i parë, se ç'a ka mbrapa një zot e di. Unë nuk kam lidhje me çështjen e tyre, më kanë përgjuar telefonin tim, dhe na ka futur në grup bashkë, bëri asllani sikur bëri detyrën e tij", thotë Ajdini.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Vrasja e efektivit të RENEA-së në Lazarat, kunati i Çilit: Më vjen keq për vëllain mysliman se edhe unë falem! Por e vërteta...

Gazmir Ajdini thotë se i vjen keq për vdekjen e efektivit të RENEA-s në vitin 2015 gjatë aksioni policor anti-marijuanë në fshatin e Gjirokastrës, Lazarat, që dikur lulëzonte kanabisi. Ai shpreh keqardhje mbi të gjithë si një besimtar mysliman që ai ishte, pasi siç thotë, edhe Gazmir Ajdini, është i besimit islam, dhe falet. Por e vërteta sipas tij, është krejt tjetër. Duke marrë parasysh që ai ka qenë në qeli me Alikot, kur është ndodhur më herët në burg në episode të tjera dhe akuza të tjera, ka dëgjuar versionin e tyre. Ajdini thotë se e mori përsipër t'i gjente avokat të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit, pasi besonte se Arbjon Aliko është i pafajshëm.

"Më vjen keq për vëllain se ka qenë vëlla mysliman më vjen shumë keq që ka vdekur, se edhe unë falem, por nuk ka lidhje me dosjen. Është bërë e pamundura që të zbardhej e vërteta, nuk është kërkuar asgjë e jashtëligjshme", tha Ajdini.

Ora 11:20
50 dosjet e para? Ajdini: Prokurori u tërhoq nga takimi i Çilit me gjyqtarin! Avokati premtoi se do bëjë më të mirën për dosjen Aliko (VIDEO)

Kunati i Henri Çilit thotë se në të gjitha ndërmjetësimet që janë bërë për çështje të ndryshme që kishte marrë studio ligjore e Henri Çilit, nuk ka pasur takime me gjyqtarë. Ai mohon të ekzistojë ndonjë përgjim që flet për premtimin ng anjë drejtues i një organi të lartë të drejtësisë se dosja e Arbjon Alikos dhe Feti Yzeirajt do të jetë në 50 të parat që do të shqyrtohet kur të ngrihet Gjykata e Lartë. Sipas Gazmir Ajdinit, edhe vetë organi i akuzës është tërhequr nga ky version duke e hedhur poshtë këtë akuzë.

" Nuk ka kuptim të takohet gjyqtari që tani. Domethënë që tani, në kuptimin nuk ka kuptim të takoheshin gjyqtarët, asnjë gjyqtar që të takohej në lidhje me këto muhabete, se s'kishte arsye pse të takoheshin gjyqtarët, ka sallë avokatie, jo gjyqtarët që të merrej me gjyqtarët. Nuk ka asnjë kompetencë Henri që të takojë gjyqtarët, nuk ka takuar asnjë person, asnjë gjyqtar. Po të kishte dalë në përgjime diçka tjetër, do kishte dalë e gjitha në skenë, me gjithë emrin. Nuk ekziston ai personi që Henri Çili ka biseduar me një gjyqtar, e ka hedhur akuza poshtë.

Gazetari: Ka premtim nga një gjyqtar se Aliko dhe Yzeiraj do jenë në 50 dosjet e para?

 Ajdini: Është dhënë premtim që do bëhet e pamundura në mënyrë avokatike, që çdo gjë të vihej në vendin e vet, që të zbardhej e vërteta në të gjitha drejtimet.  

Çdo gjë që është incizuar me zë aty, Çdo gjë është e rregullt. Pas çdo lloj mesazhi, shkruhej poshtë mesazhit nga Çili" "Gazi gjithmonë të takohesh me avokatët tek studio e avokatisë", thotë Gazmir Ajdini.

Ora 11:13
Kunati i Henri Çilit: Sait Fishtën nuk e njoh! Miq kam Alikojt dhe nuk më ndalon njeri...siç Rama ka Dakon!

Kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini, thotë së nuk ka asnjë njohje me biznesmenin nga Shkodra, Sait Fishta, i cili ra në pranga në operacionin "Mezhgorani" së bashku me vëllain e tij, Besnikun. Të vetmit miq që ai ka dhe ka takuar janë vëllezërit Aliko në burg, dhe babai i tyre, Adil Aliko, me të cilin takohej për ecurinë e çështjet që kishte marrë përsipër studio e avokatisë së Henri Çilit.

"Sait Fishtën, nuk e kam takuar asnjëherë, unë nuk e njoh. Unë njoh babain e Alikove, i kam miq, nuk më ndalon asnjë person t'i kem miq, si Rama që tha kam miq Dakon, edhe mua nuk më ndalon asnjë njeri të kem miqtë e mi", tha Gazmir Ajdini.

Ora 11:10
'Ja ka frikë Henri Çili nga ligji...Ai dhe mua nuk më takonte!' Flet kunati i arrestuar me tritol (VIDEO)

Gazmir Ajdini këmbëngul që Henri Çili nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria e Përmetit dhe se ai është një person që ka frikë dhe nuk e shkel ligjin.

"Ja është Henri që ka frikë nga ligji, Henri nuk më takonte mua, se nuk donte të kishte lidhje...jo për keq, por se kishte punët e tij, unë kisha punët e mia.  Nuk ka lidhje Henri cili se ndryshe nuk do lirohej. Po të shikoni dosjen dhe dokumentet e Henri Çilit, do kuptoni që nuk ka lidhje. Henri ka thënë që nga momenti që ka studio ligjore i lejohet çdo lloj ndërmjetësimi. Në momentin që ata janë liruar dhe gjykatësi e ka kuptuar që ka qenë kot. Në lidhje me akuzat e tyre nuk ka çfarë të provosh. Henri ka 11 vjet që ka UET dhe nuk ka falsifikuar një gërmë", tha në komunikimin ekskluziv me Report Tv, Gazmir Ajdini, kunati i botuesit të njohur dhe pronarit të UET-së, Henri Çili. 

Ora 11:01
Ajdini: Vëllezërit Aliko i njoha në burg, i kam shokë dhe i premtova avokat nga zyra e Henri Çilit

Kunati i Henri Çilit në lidhjen telefonike për Report Tv nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë, tha se kur ka qenë më herët në burg ka njohur vëllezërit Aliko dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015-ën në Lazarat, Ibrahim Basha. Duke qenë se nuk kishin avokat, ai i ka ndihmuar të gjejnë një avokat nga zyra e Henri Çilit dhe se të gjitha bisedat e premtimet janë vetëm në shërbim të çështjes.

"Mua më parë më ka ndodhur një incident tjetër dhe kam qenë herë tjetër në burg, atje kam njohur vëllezërit Aliko, i kam show sic kam shokë të tjerë në burg. Më kërkuan avokat se nuk kishin. Do t'ju gjej unë. Si çështja e tyre, Henri ka dhe çështje të tjera. Nuk ka lidhje Henri, nuk e ka Henri këtë muhabete, e ka salla e avokatisë. Sugjerova avokat të Henrit, që ka ai të tijit. Kisha bërë unë 2-3 takime që do takoheshim me avokatët, ne akoma nuk kishim marrë dosjen. Të gjithë përgjimet janë brenda ligjit. Nuk ka asnjë lloj premtimi, është çdo gjë brenda çdo lloj rregulli", tha Gazmir Ajdini.

 

Ora 10:57
Kunati: Henrin e njeh gjithë Shqipëria, përgjimet mes meje e tij të ligjshme. Nuk ka asnjë takim me gjyqtar, prokurori e kuptoi gabimin dhe u tërhoq

Kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini i pranon përgjimet mes tij dhe botuesit të njohur, por thotë se janë të gjitha të ligjshme dhe lidhen me punën e studios ligjore "Legal Studio" që Çili ka në pronësi. Të gjithën e quan shoë dhe lëvizje të pakuptimtë të prokurorit Asllan Bajramit. Ai thotë se prokurori është xholi i parë dhe dhe nuk e ki kush mund të fshihet pas por hedh akuza se e gjitha është politikë. Ajdini thotë se nuk ka asnjë takim të Çilit me asnjë gjyqtar, dhe se edhe prokurori e ka kuptuar këtë gabim dhe e ka tërhequr nga akuza. Më parë, në dosje të prokurorisë së Përmetit flitej për një takim të Henri Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë në një hotel në Tiranë, ku funksionari kishte dhënë premtimin se dosjet që Çili lobonte, për Arbjon Alikon dhe Feti Yzeirajn, dy të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, do të gjykoheshin në 50 dosjet e para kur Gjykata e Lartë të ngrihej.

"E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t'i prishur imazhin si Henri Cilit si familjes time. Operacion i pakuptim dhe dalin aty e bëjnë show me emrin e Henri Cilit. Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria, e njohin shumë mirë se kush është. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të kotë. Nuk ka asnjë lloj përgjimi të paligjshëm mes meje e Çilit. Çdo gjë është brenda ligjit, ai ka një studio ligjore dhe i lejohet të ndërmjetësojë çdo lloj drejtimi, në lidhje ndërmjetësimi avokatie dhe personit që ka probleme me ligjin që ta ketë në funksion ligjor, brenda ligjor. Henrit i kanë futur akuza që një zot i madh e di, edhe vetë prokurori jam i sigurt që  çuditet me gjithë ato akuza që ka bërë se janë të pakuptimta. E gjithë kjo ka një prapaskenë se ndryshe nuk ka kuptim e gjithë kjo gjë. 

Gazetari: Kush fshihet pas kësaj?

Ajdini: Ndoshta çdo gjë është politike, sepse politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq: "Po përgjimet janë të gjitha që i kam biseduar me vëllain e partneres sime ka thënë - pra me mua. Dhe përgjimet janë se kam studio ligjore kam të drejtë të marr çdo person që të shfrytëzoj çështje. Henrin Cilin e njohin gjithë Shqipëria që është njeri letrat, botues, dhe nuk ka lidhje me këto gjëra në mënyrë kategorike.

Gazetari: A ka ndikuar tek ndonjë gjyqtar Henri Çili?

Ajdini: Nuk ka ndërhyrë Henri në asnjë vend. Ku ka ndërhyrë Henri? Për kë çështje? Ajo s'ka filluar asnjë lloj gjëje...Nuk ka kuptim asgjë. Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë prokurori.  Edhe prokurori Asllanaj do vejë në vendin e vet në lidhje me çështjen. Do ta kuptojë që ka bërë gabim e do rregullojë gjithçka që ka bërë gabim.

U ngrit Asllani nga fshati i Ballshit a Përmeti nga është, u ngrit Asllani dhe bëri gjëmën në Shqipëri, bëri hatanë në Shqipëri. Me akuzat e pakuptimta që ka bërë prokurori është të vësh duart në kokë", tha Ajdini. 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kunati: 02/03/2020 21:31

    Ketij i genjen mendja se ka mbaruar Universitetin " Alket Rizai" hahahaha me kapen me pak tritol dhe e kisha per perdorim vetijak se jam konsumues tritoli hahahaha Nuk la lidhje Henri se e di une hahahaha do i prishin imazhim Henrit se ka reputacion hahaha Prokurori duhet te jape doreheqjen dhe jo se shantazhohet nga ky fshatar qe e quan ate fshatar porse nuk pati guxim te nxirrte provat dhe emrin e funksionarit te larte te dreqtesise. E kuptoni ju si media se kujt i jepni hapesire per te folur apo jo?

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 02/03/2020 13:06

    Filloi propanganden Henri Cili tani. Rehabilitim te emrit te tij para se te filloje gjyqin me prokurorine

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/03/2020 12:30

    Flet nga burgu (hoteli) e pa mundur për drejtësi...!

    Përgjigju
  • Avokati: 02/03/2020 11:43

    Shih cfare shikimi vizionar Cili ne Foto... qe shkon si shikim deri tek Kunati i tij dhe aty ndalon !!!

    Përgjigju
  • Ndreko: 02/03/2020 11:42

    Na bej karshillek nga burgu, o plere. E ke dojen mullar o kriminel bashke me kunatin tend mafioz.. Perveç krimeve je edhe nje pjesetar i ISIS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)